Tre liderët Ahmeti, Sela dhe Taravari zyrtarizojnë bashkëpunimin për zgjedhjet lokale që pritet të nënshkruhet ditëve në vijim.
Ali Ahmeti, Ziadin Sela dhe Arben Taravari do të garojnë të bashkuar në zgjedhjet lokale të tetorit të këtij viti. Marrëveshja e arritur mes tyre parashikon kandidatë të përbashkët dhe lista të përbashkëta në të gjitha komunat, me synimin për një fitore absolute të Frontit Europian.
Sipas informacioneve zyrtare nga tre partitë politike, është finalizuar edhe ndarja e komunave ku secila do të udhëheqë garën:
BDI do të ketë kandidatët në:
Tetovë, Çair, Kërçovë, Bogovinë, Bervenicë, Zhelinë, Studeniçan, Likovë, Dollnen, Pllasnicë dhe Çashkë (10 komuna)
ASH – Sela në:
Strugë, Dibër dhe Haraçinë (3 komuna)
ASH – Taravari në:
Gostivar, Vrapçisht, Saraj dhe Tearcë (4 komuna)
Sipas sondazheve të fundit, ky bashkëpunim pritet të sigurojë një fitore të bindshme dhe rezultat të paprecedentë në nivel kombëtar për Frontin Europian.
Arrihet marrëveshja, BDI 11 komuna, ASH 7 komuna, ja ndarja
7