Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka publikuar një bilanc lidhur me situatën e zjarreve në vend.
Mësohet se përgjatë 24 orëve të fundit, janë raportuar 13 vatra zjarri.
Për shuarjen e flakëve, u angazhuan 118 forca operacionale, 22 automjete zjarrfikëse, mjete të tjera transporti dhe gërmuese.
Sakaq, në qarqet e tjera të vendit nuk raportohen për raste zjarri.
“Qarku Vlorë – Pas një pune të pandërprerë zjarri i rënë në një sipërfaqe me lis, shkurre dhe ullinj,në fshatin Llaman, njësia administrative Himarë, bashkia Himarë u arrit të shuhej.
Në operacion u angazhuan: 4 automjete zjarrfikëseme 12 efektivënga shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Himarë, 3 forca policore, 13 forca bashkiake dhe4 forca Shërbimi Pyjor. Shkaku i rënies së zjarrit është i papërcaktuar.
Po ashtu u arrit të shuhej edhe zjarri i rënë në një sipërfaqe me shkurre në fshatin Amonicë, njësia administrative Sevaster, bashkia Selenicë si dhe vatra në një sipërfaqe me shkurre, në lagjen “Ish-Fidanishtja”, njësia administrative Rajoni 5, bashkia Vlorë.
Qarku Lezhë – Pas një pune të palodhur të forcave, u shua edhe vatra e zjarrit të rënë më datë 23.06.2025, në fshatin Ndërfan, njësia administrative Rrëshen, bashkia Mirditë, në një sipërfaqe me pyll lisi dhe shkurre. Zona po mbahet në monitorim.
Qarku Kukës – Edhe vatra e zjarrit, në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane, në fshatin Mamëz, njësia administrative Kolsh, bashkia Kukës u shua plotësisht pas përpjekjeve të forcave, por zona po mbahet nën monitorim.
Qarku Elbasan- Në qarkun e Elbasanit janë shuar vatrat; në fshatin Shijon, njësia administrative Bradashesh, bashkia Elbasan, në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra; vatra ne një sipërfaqe me shkurre dhe barishte në vendi e quajtur “Mali i Dukës”, njësia administrative Rrajcë, bashkia Prrenjas.
Qarku Tiranë – Një vatër zjarri e rënë dje, në një sipërfaqe me shkurre dhe barishte, rreth orës 16:50, në fshatin Vishnje, njësia administrative Vaqarr, bashkia Tiranë u arrit të izolohej. Shkaku i rënies së zjarrit është i panjohur.
Qarku Durrës – Është arritur të shuhet një vatër zjarri që ra pasditen e djeshme, në një bazë ushqimore për bagëtitë, në fshatin Borizanë, njësia administrative Thumanë, bashkia Krujë. Si pasojë, pati dëme në objekt dhe në bazën ushqimore. Shkaku i rënies së zjarrit është i panjohur.
Po ashtu u shua edhe vatra e zjarrit, në një sipërfaqe me hamullore, në fshatin Hamallaj, njësia administrative Sukth, bashkia Durrës.
Qarku Fier – Forcat e angazhuara në terren izoluan zjarrin e rënë dje, rreth orës 17:05, në një sipërfaqe me shkurre, në fshatin Sheqishtë, njësia administrative Zharrëz, bashkia Patos.
Qarku Gjirokastër – Forcat operacionale punuan për shuarjen e vatrës së zjarrit të rënë dje, rreth orës 20:40, në një sipërfaqe me shkurre dhe barishte, midis fshatrave Valare dhe Dhoksat, njësia administrative Lunxhëri, bashkia Gjirokastër.
Sipas informacionit të dërguar nga Instituti i Gjeoshkencave, në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, sot pritet nivel rrezik “I LARTË” në qarkun Fier, ndërsa pritet nivel rrezik “I MODERUAR” në qarqet e tjerë.
Nё disa qarqe pritet rrezik “I LARTË” vetёm nё zona tё lokalizuara, konkretisht: qarku Shkodër (Jug), Kukës (JugLindje), Lezhë (Qendër), Durrës (VeriLindje), Tiranë (Jug), Elbasan (JugPerëndim), Gjirokastër(Veri) dhe Vlorë (Veri).
Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile përsërit thirrjen për qytetarët, të bëjnë kujdes në këto ditë me temperature të larta dhe të njoftojnë në kohë, në cdo rast kur vërejnë një vatër zjarri”, njofton agjencia.