16
Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë sërish në vendin tonë rreth orës 08:59 të mëngjesit të sotëm, 27 qershor.
Sipas të dhënave magnituda ka qenë 3.9, teksa lëkundjet kanë zgjatur disa sekonda.
Goditja e parë u shoqërua edhe me një pasgoditje tjetër me magnitudë 4.1, rreth orës 09:04 duke shkaktuar panik tek banorët.
Epiqendra e tërmetit raportohet se ishte në zonën e Fushë-Krujës, në thellësinë 5 km.
Aktualisht, nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar.
Kujtojmë se më 24 qershor një tërmet me magnitudë 4.4 ballë goditi Shqipërinë rreth orës 05:05 të mëngjesit. Epiqendra ishte 16 kilometra në veriperëndim të Tiranës dhe 12 kilometra në jug-jugperëndim të Krujës