Teksa ka ndarë pamjet nga segmenti rrugor Zgosht – Ura e Çerenecit, i cili lidh zonat malore të Librazhdit me Dibrën, kreu i qeverisë shprehet se do t’i japë një “frymë” zhvillimit lokal.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga segmenti rrugor Zgosht – Ura e Çerenecit tashmë i përfunduar.
Kreu i qeverisë shkruan përmes një postimi në rrjete sociale se është një tjetër investim i rëndësishëm në infrastrukturën rugore që lidh zonat malore të Librazhdit me Dibrën dhe që do t’i japë ‘frymë’ zhvillimit lokal.
“Mirëmëngjes dhe me pamjet nga segmenti i përfunduar Zgosht – Ura e Çerenecit, një tjetër investim i rëndësishëm në infrastrukturën rrugore që lidh zonat malore të Librazhdit me Dibrën, duke lehtësuar ndjeshëm jetën e banorëve dhe duke i dhënë frymë zhvillimit lokal, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan Rama.
Ky segment është 45 km i gjatë dhe deri në Librazhd do të jetë vetëm 40 minuta. Projekti është pjesë e programit Rrugët Lidhëse Rajonale dhe Lokale, që synon të përmirësojë infrastrukturën rrugore dhe të gjenerojë përfitime ekonomike si rezultat i ndërlidhjeve rrugore, veçanërisht në bujqësi dhe sektorët e turizmit, të cilët janë shtysa të rritjes ekonomike dhe punësimit në Shqipëri.