Pajisja që shërben për radioterapinë e të sëmurëve me tumor në spitalin Onkologjik, akseleratori, është rregulluar pas 3 ditësh. Pacientët me tumore kishin ditë pa kryer radioterapitë, ndaj ata kanë nxituar drejt Onkologjikut për t’i bërë, duke krijuar radhë.
Kjo nuk është hera e parë që pacientët me sëmundje tumorale ndërpresin radioterapinë për shkak të probleme me akseleratorin linear. Në një rast të mëparshëm, terapia nuk bëhej pasi dera e dhomës bunker ku ndodhet aparatura e akseleratorit kishte mbetur e hapur, dhe u desh denoncimi i pacientëve përmes Report Tv, që të ndërhyhet për riparimin e saj.
Në spitalin Onkologjik ka 2 akseleratorë, aparaturë e teknologjisë së fundit për trajtimin e tumorit, dhe vetëm një pajisje në punë nuk mund të mbajë peshën e të gjithë të sëmurëve me tumor nga gjithë Shqipëria.