Real Madridi dhe Dortmundi siguruan një biletë për në fazën çerekfinale të Kupës së Botës për Klube, aty ku do përballen së bashku për të vijuar rrugëtimin drejt trofeut. “Galaktikët” mposhtën 1-0 Juventusin, ndërsa Dortmundi fitoi 2-1 kundër meksikanëve të Monterrey.
Në ‘Hard Rock Stadium’ në Miami, më shumë se 62 mijë tifozë ndoqën fitoren 1-0 të Real Madridit kundër Juventusit në fazën e 1/8 të Kupës së Botës për Klube. Për “Galaktikët” 22 minuta edhe për Mbappe, me sulmuesin francez që u rikthye pas një periudhe gripale. Tanimë madrilenët në çerekfinale do ndeshen me Dortmundin.
Ndeshja – Përballja ishte e ekulibruar në fushë, ndërsa dy skuadrat kishin disa raste të pastra shënimi, por pjesa e parë u mbyll 0-0 edhe me një Di Gregorio në superformë për Juventusin. Megjithatë gardiani bardhezi nuk mundi të reagonte si duhej në minutën e 54-t, kur një krosim nga Alexander-Arnold u shfrytëzua mirë nga Gonzalo Garcia, me sulmuesin e ri të Real Madrid që me kokë nga pranë portës e ndali sferën në rrjetë
Në ‘Mercedes-Benz Stadium’ në Atlanta, Dortmundi fitoi 2-1 kundër Monterrey. Gjermanët kalojnë në fazën çerekfinale dhe për të siguruar kalimin më tej duhet të fitojnë kundër Real Madridit. Përballja në fushë pa Dortmundin më të vendosur për fitoren dhe verdhezinjtë shënuan dy gola të shpejtë me autor Guirassy. Ylli i Dortmund ndali sferën në rrjetë në minutat 14 dhe 24, pas dy pasimeve finale të Adeyemi. Në minutën e 48-të meksikanët shkurtuan me Berterame, por fitorja i buzëqeshi Dortmundit.
Më poshtë të gjitha rezultatet e fazës së 1/8 dhe çiftet çerekfinaliste të Kupës së Botës për Klube.
Kupa e Botës për Klube, faza 1/8:
Palmeiras 1-0 Botafogo (pas 120 minutave)
Benfica 1-4 Chelsea
PSG 4-0 Inter Miami
Flamengo 2-4 Bayern Munich
Inter 0-2 Fluminense
Manchester City 3-4 Al Hilal (pas 120 minutave)
Real Madrid 1-0 Juventus
Dortmund 2-1 Monterrey
Çiftet çerekfinaliste:
Palmeiras – Chelsea
Fluminense – Al Hilal
PSG – Bayern Munich
Real Madrid – Dortmund
Paraqitja grafike e skemës dhe ndeshjet në Botërorin e Klubeve
Mbyllet faza e 1/8-ave, njihuni me ndeshjet çerekfinale të Kupës së Botës për Klube! ‘Buzëqesh’ Chelsea

Paraqitja grafike e skemës dhe ndeshjet në Botërorin e Klubeve
Kupa e Botës për Klube mbylli tetë përballjet e fazës së 1/8-ave dhe tanimë janë mësuar katër ndeshjet çerekfinale. Në datën 4 korrik luhet Fluminense – Al Hilal, ndërsa mëngjesin e datës 5 korrik me orën shqiptare përballen Palmeiras dhe Chelsea. Fituesin e këtyre ndeshjeve do përballen së bashku në gjysmëfinale.
Nga ana tjetër, PSG luan kundër Bayern Munich dhe Real Madrid kundër Dortmund. Ndeshjet zhvillohen në datën 5 korrik. Fituesin e këtyre çifteve do ndeshen në gjysmëfinale sipas skemës së përcaktuar.
Kupa e Botës për Klube, faza 1/8:
Palmeiras 1-0 Botafogo (pas 120 minutave)
Benfica 1-4 Chelsea
PSG 4-0 Inter Miami
Flamengo 2-4 Bayern Munich
Inter 0-2 Fluminense
Manchester City 3-4 Al Hilal (pas 120 minutave)
Real Madrid 1-0 Juventus
Dortmund 2-1 Monterrey
Çiftet çerekfinaliste:
Palmeiras – Chelsea
Fluminense – Al Hilal
PSG – Bayern Munich
Real Madrid – Dortmund
S.Dh/Shqiptarja.com