Në ditën e 61-vjetorit të lindjes së Kryeministrit Edi Rama, Akademia Politike e Partisë Socialiste ka zgjedhur një mënyrë kreative për ta uruar liderin e tyre: me një videoklip dhe këngë të krijuar nga Inteligjenca Artificiale.
Urimi është shpërndarë në Instagram nga vetë Rama, i cili e ka ripostuar videon me përshkrimin:
“Partizanit të Inteligjencës Artificiale, me këtë videoklip nga Inteligjenca Artificiale, Akademia Politike e Partisë Socialiste në ditëlindjen e 61-të, i uron edhe 100 vjet kampion”
Videoja, e konceptuar në mënyrë inovative, përmban elemente simbolike dhe mesazhe mbështetëse, duke e cilësuar Kryeministrin si një “kampion” dhe figurë përfaqësuese të lidhjes së politikës me teknologjinë moderne.
Ky urim vjen në një ditë që përkon edhe me 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë së SHBA-së, datë në të cilën ka lindur edhe Kryeministri Rama. Në rrjetet sociale, urimet për të kanë qenë të shumta nga anëtarë të PS, figura publike dhe qytetarë.