Qendrat verore të ngritura për sezonin turistik po përballen me një numër të lartë pacientësh thuajse çdo ditë.
Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale momente nga puna e përditshme e mjekëve dhe infermierëve të kësaj qendre.
“Në bregdetin e bukur të Palasës, ku vera sjell mijëra pushues, Qendra Shëndetësore Verore është në gatishmëri çdo ditë për të ofruar ndihmë të parë dhe këshilla mjekësore”, shkroi Rama në rrjetet sociale.
Ndërkohë mjekët këshillojnë qytetarët që të kujdesen për veten duke zbatuar disa këshilla si: të pijnë shumë ujë, të qëndrojnë në hije kur dielli është i fortë, të përdorin krem mbrojtës dhe të zgjedhin ushqime të lehta.
Qendrat do të vijojnë të jenë në funksion deri më 30 shtator, në shërbim 24 orë, 7 ditë të javës për pushues vendas dhe të huaj. Sezonin e kaluar, nga 1 qershori deri më 30 shtator, janë kryer mbi 80 mijë e 700 vizita mjekësore, nga të cilat 32% për shtetas të huaj.