Rama zhvilloi një tjetër takim në bashkinë e Vlorës, pas atij të mbajtur pak ditë më parë që pasoi me dorëheqje. Takimi zgjati rreth një orë, ndërsa më pas, kreu i qeverisë monitoroi lirimin e hapësirave në lagjen ‘Muradie’. Ndërkohë, bashkia ka vijuar aksionin për lirimin e hapësirave.
‘Ça ke që bërtet…’, Rama takon të moshuarën që po ‘protestonte’ në Vlorë
Për rreth një orë zgjati takimi i kryeministrit Edi Rama në bashkinë e Vlorës, i dyti brenda pak ditësh. Vizita e tij e dytë erdhi pas kritikave dhe valës së dorëheqjeve së drejtorëve dhe një aksioni të nisur nga autoritetet vendore për lirimin e hapësirave publike.
Pasi doli nga bashkia, inspektoi lirimin e hapësirave në lagjen ‘Muradie’, ndërsa shoqërohej nga deputeti dhe ministri Pirro Vengu dhe kryebashkiaku Ermal Dredha.
“Hiqni tavolinat dhe karriget, lironi hapësirën”, dëgjohet kryeministri teksa i drejtohet një pronari.
Një ditë pas vizitës së tij, dhanë dorëheqjen 21 drejtorë të këtij institucioni. Kreu i qeverisë kërkoi një analizim, dhe la afat deri më 15 korrik që të jenë zgjedhur të gjithë drejtuesit e rinj të institucionit. Ditët e fundit, Rama ka shtuar kritikat dhe ka paralajmëruar masa nëse nuk do të lirohen hapësirat publike në Vlorë e qytete të tjera.
Ndërkohë, bashkia e Vlorës, nga ana tjetër, nga intensifikuar aksionin e hapësirave publike në të gjithë qytetin. Aksioni është zhvilluar edhe gjatë natës. Shëtitorja bregdetare “Lungomare” është kthyer në epiqendrën e këtij operacioni, ku vihet re një prani e konsiderueshme e zyrtarëve dhe drejtuesve të Bashkisë së Vlorës.
Vetëm pak orë më parë, gjatë ditës së dielë, kryetari i Bashkisë, Ermal Dredha, bëri një paralajmërim të prerë për të gjithë subjektet private që kanë zaptuar hapësirat publike. Ai deklaroi se nuk do të ketë më asnjë tolerim për bizneset që pengojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve, sidomos në zonat e dedikuara për këmbësorë.
Ky operacion, sipas Bashkisë së Vlorës, synon t’i kthejë qytetit dhe banorëve hapësirat publike të uzurpuara prej vitesh, veçanërisht përgjatë bregdetit që gjatë sezonit veror frekuentohet masivisht nga pushues vendas dhe të huaj.
“Ka vijuar përgjatë gjithë ditës së djeshme, deri pas mesnate, aksioni i ekipeve të Policisë Bashkiake dhe IMT-së, për lirimin e hapësirave publike nga zaptimi i papranueshëm! Ambientet e përbashkëta i përkasin komunitetit dhe ndaj kujtdo që do t’i trajtojë si të tijat, do të merren masa që shkojnë edhe përtej gjobave që janë vënë gjatë këtyre orëve!”, thotë kryebashkiaku Dredha.
Zaptimi i hapësirave publike, kryeministri Rama inspektim në ‘Muradie’: Hiqni tavolinat dhe karriget
Pasi u la 48 orë kohë zaptuesve, kryeministri Edi Rama ka ‘zbritur’ sërish në Vlorë. Pas takimeve brenda në Bashkinë e Vlorës, kreu i qeverisë ka inspektuar lagjen historike ‘Muradie’. Rama dëgjohet të kërkojë lirimin e hapësirave publike, duke dhënë porosi për heqjen e tavolinave dhe karriget.
‘Ça ke që bërtet…’, Rama takon të moshuarën që po ‘protestonte’ në Vlorë
Një e moshuar ka kërkuar që të takojë kryeministrin Edi Rama pasi ky i fundit doli nga takimi që mbajti në bashkinë e Vlorës.
E moshuara shihet në video teksa përpiqet të shkojë pas kryeministrit ndërsa ndalohet nga forcat e policisë dhe sigurisë.
Më pas, arrin t’i tërheqë vëmendjen kryeministrit dhe shihet teksa bisedon me