“Është e patolerueshme që pakujdesia e fermerëve gjatë djegies së mbeturinave, të shkaktojë dëme kaq të mëdha.”
Kështu është shprehur kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, teksa ndodhet mbrëmjen e djeshme në terren për të monitoruar nga afër operacionin për shuarjen e flakëve në Drenovë të Mallakastrës, ku riaktivizimi i zjarrit mori përmasa të mëdha duke rrezikuar puset e naftës, një magazinë dhe një nënstacion elektrik në afërsi.
Fatmirësisht ka qenë ndërhyrja e shpejtë e shërbimeve zjarrfikëse, të cilat kanë mbajtur nën kontroll përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
Qerimaj ka pohuar gjithashtu se pavarësisht errësirës dhe vështirësive të terrenit puna për shuarjen e flakëve vijon pa ndërprerje.
Ndërkohë autoritetet vendore po vlerësojnë situatën për të kërkuar jo vetëm ndihmën e forcave të ushtrisë, por edhe ndërhyrje nga ajri për izolimin e plotë të dy vatrave aktive.