Pranvera Kastrati është zgjedhur në postin e drejtueses së Sekretariatit të CEFTA-s (Marrëveshja për Tregti të Lirë në Europën Qendrore).
Kryeministri Edi Rama e quan moment krenarie emërimin e shqiptares, ndërsa thekon se do të punojë për të përmbushur angazhimet e përbashkëta drejt integrimit ekonomik të Ballkanit Perëndimor.
“Një moment krenarie për të gjithë, emërimi i shqiptares Pranvera Kastrati, në postin e rëndësishëm të Drejtoreshës së re të Sekretariatit të CEFTA-s (Marrëveshja për Tregti të Lirë në Europën Qendrore).
Tashmë një përfaqësuese e Shqipërisë do të punojë në mënyrë efektive me të gjitha palët për zbatimin e Marrëveshjes së CEFTA-s dhe përmbushjen e angazhimeve të përbashkëta drejt integrimit ekonomik të Ballkanit Perëndimor dhe përshpejtimit të integrimit me Tregun e Vetëm të BE-së”, shkruan Rama.