Ish-mesfushori i Hajdukut të Splitit ka qenë edhe Ervin Bulku, zëvendëstrajneri i kombëtares shqiptare. Për “SlobodnaDalmacija” ai ka thënë se edhe pse është shqiptar, do bëjë tifo për Hajdukun e Splitit në këtë përballje.

Ervin Bulku: Edhe pse jam shqiptar, do të bëj tifo për Hajdukun kundër Dinamo City në Europë“, ky është titulli goditës dhe fjalët e Bulkut, që edhe pse ka luajur për Hajdukun mbi 15 vite më parë, ka ende një ndjenjë dashurie për këtë klub.

Në fillim të artikullit shkruhet: “Ervin Bulku veshi fanellën e Hajdukut rreth pesëmbëdhjetë vjet më parë dhe është ndihmës trajner në ekipin Kombëtar të Shqipërisë për shumë vite. Ai thotë se zemra e tij është me Hajdukun… Hajduku luan kundër Dinamos shqiptare në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës. Shqiptarët eliminuan Atletic Club D’Escaldes dhe mbërrijnë në Split pas shtatë ditësh”, thuhet mes të tjerash.

 

Pas këtyre deklaratave është radha e Dinamos që mbrëmjen e 7 gushtit të reagojë në Split, aty ku luhet ndeshja e parë. Më 14 gusht gjithçka për kalimin në play-off e Conference League vendoset në “Elbasan Arena”.


Faximile e medies kroate