Ardon Jashari është një nga objektivat kryesorë të Milanit në merkato. Mesfushori me origjinë shqiptare, i cili aktivizohet për Klub Bruzh në Belgjikë, pëlqehet shumë nga drejtuesit e kuqezinjve.
Gjithsesi, asgjë nuk duhet e lehtë për Milanin, me këta të fundit që pavarësisht se kanë shtuar presionin, nuk po bindin dot klubin belg.
Së fundmi, Ardon Jashari është përfshirë në listën e skuadrës për raundin tjetër të Champions League, ku më 6 gusht do të përballen me Salzburgun. Një lëvizje e qartë kjo, që tingëllon si një mesazh për gjigandët italianë, në këtë periudhë të nxehtë të merkatos. Për më tepër që Jashari e sheh veten në listë, pas disa ndeshjesh në të cilat nuk u grumbullua.
Milani nuk do ta rrisë ofertën e tyre të fundit prej 33.5 milionë eurosh plus bonuse për mesfushorin, i cili ka kërkuar një takim me klubin gjatë fundjavës për të provuar të gjendet një zgjidhje.
Situata duket komplekse, sepse qëndrimi i lojtarit është shumë i qartë, por Bruzhe nuk është i gatshëm të pranojë ofertën e re të Milanit, ndërkaq klubet angleze, bashkë me Bayer Leverkusen dhe arabët e Neom, po monitorojnë nga afër.