Banaku që do shiste pije freskuese brenda kompleksit luksoz Green Coast në Palasë, nuk është i regjistruar në organet tatimore, por kjo nuk është arsyeja e vetme që ai nuk po vazhdon punë. I mituri 12-vjeçar, që u prezantua si shitës, në fakt është mbulesë e një biznesi të paligjshëm të dy prindërve të tij, që kanë një vilë luksoze brenda kompleksit.
Burime nga task-forca e tatimeve në terren i thanë gazetës se kanë verifikuar që banaku nuk është në punë pas ditës që iu bë reklamë 12-vjeçarit dhe nuk është i regjistruar si biznes që të pajiset me NIPT. Deri tani ata kanë zbuluar vetëm se fëmija, pas të cilit fshihen dy prindërit e tij, banojnë brenda kompleksit tek një vilë luksoze që kushton rreth 2 milionë dollarë në tregun e sotëm dhe që ka numër pasurie 125/B. Vila ka dhe punime tw paligjshme brenda saj.
Recently Spotted Asteroid Set for Near Miss With Earth
Këtë informacion ata e siguruan në terren duke pyetur banorët. Ende nuk ka konfirmim zyrtar nëse prindërit e tij janë emigrantë nga Gjermania, siç paraqiten në Green Coast, apo qytetarë të Shqipërisë, por fëmija është banor i asaj vile.
Kjo tregon se ai është keqpërdorur nga prindërit për biznes të paligjshëm duke përdorur në këtë rast edhe dashamirësinë e Fevziut. Më poshtë fotot e vilës luksoze.