Situata e zjarrit në Finiq është drejt normalizimit. Kështu bëri me dije sot Ministria e Mbrojtjes teksa informoi se gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 21 vatra zjarri, nga të cilat 18 janë shuar dhe 3 janë ende aktive.
Së fundmi në flakë ka shpërthyer orët e pasdites së sotme edhe fusha e mbetjeve në Vlorë, për të disatën herë. Re tymi dhe shtëllunga flakësh masive janë parë në vendin ku grumbullohen mbetjet, teksa shkaqet mbeten të panjohura.
Në terren forca të shumta zjarrfikëse, policie, nga Emergjencat dhe Bashkia, përfshi edhe kryebashkiakun Ermal Dredha, koordinon aksionin, duke kërkuar edhe mbështetje në telefon. Forca policie i qëndrojnë zonës së zjarrit afër për të ndihmuar zjarrfikësit, por edhe për një evakuim të mundshëm të banorëve.
Vatër e madhe zjarri edhe në Mirditë, flakët përfshijnë pyllin me pisha! Terreni vështirëson ndërhyrjen e forcave
Një punonjës është asfiksuar gjatë aksionit, teksa përpiqej të largonte mjetin që po digjej. Pas më shumë se te orësh pune intensive, përfshi eskavatorë dhe traktorë, u lokalizua vatra e zjarrit dhe u vu nën kontroll, teksa u hodh edhe dhé mbi flakë, për t’i shuar.
Edhe zjarri në zonën e Poliçanit në Berat vijon të jetë aktiv në zonën e pyllit, larg Kombinatit të Armëve. Raportohet në terren ndodhen 7 automjete zjarrfikëse, 40 efektivë të MZSH nga Poliçani, Berati dhe Skrapari, 20 forca bashkiake si dhe 1 automjet zjarrfikës me ekipin nga FA, të cilët kanë rinisur punën për shuarjen e flakëve që në orët e para të mëngjesit të sotëm. Burime bëjnë me dije se zjarri në zonën pranë uzinës është shuar, ndërsa po punohet për të fikur plotësisht pjesën e mbetur të pyllit me shkurre.
Ndërkohë, policia e ka identifikuar autorin e zjarrvënies në territorin e Uzinës së Armëve në Poliçan. Ai është një 63-vjeçar, banor i zonës, person me probleme të shëndetit mendor.
Duhet theksuar se terreni është tepër i vështirë dhe gjithçka realizohet me mjete rrethanore, pompa shpine dhe punë me krah. Zjarri që ra mesditën e djeshme ishte brenda territorit të uzinës së armëve, një zonë e cila është rreptësisht e ndaluar dhe ku nuk lejohen civilë apo media pa autorizimin përkatës.
Sipas drejtuesve të uzinës, mësohet se hidrantët e uzinës nuk funksiononin dhe nuk kishin ujë. Mjetet zjarrfikëse furnizoheshin me ujë duke shkuar në qytet, gjë që e vështirësoi ndjeshëm punën për shuarjen në kohë të zjarrit.
Disa fshatra të bashkisë Finiq u rrezikuan seriozisht nga një zjarr i fuqishëm, ku ndërhyrja intensive nga forcat zjarrfikëse dhe efektivët e Forcave të Armatosura ka qenë vendimtare për të frenuar përhapjen e flakëve drejt zonave të banuara.
Për shkak të përkeqësimit të situatës, mbrëmjen e djeshme u mor vendimi për evakuimin e banorëve të fshatit Dhivër si një masë sigurie, ndërsa sot Mbrojtja njoftoi se banorët do të rikthehen në shtëpitë e tyre gjatë orëve në vijim. Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohen dëme në njerëz.
“Pas ndërhyrjes nga ajri me helikopterin e Forca Ajrore dhe punës së pandërprerë dhe heroike nga toka, ku morën pjesë 28 efektivë me 8 automjete zjarrfikëse nga MZSH-të e bashkive Finiq, Sarandë, Delvinë, Konispol, Gjirokastër dhe Dropull, 30 trupa të Forcave të Armatosura të Shqipërisëdhe 3 zjarrfikëse, të ndihmuar nga 5 forca të pyjores dhe 40 forca vullnetare, zjarret janë vënë nën kontroll! Aktualisht po vijon puna nga toka për të shuar çdo vatër që mund të riaktivizohet gjatë orëve në vijim në fshatrat Dhivër, Shëndre dhe Cerkovicë, ku dalëngadalë banorët po kthehen në shtëpitë e tyre”, thuhet në njoftimin e MM.
Banorët e Dhivrit, Kularat, Cerkovicë, Shën Ndre dhe Janicat shprehen se kanë pësuar dëme të konsiderueshme në ullinj dhe pemë. Në fshatin Cerkovicë janë djegur dy shtëpi të pabanuara, ndërsa edhe në Shën Ndre janë djegur dy shtëpi të tjera të pabanuara. Zjarri ka prekur gjithashtu oborret dhe bahçet e dhjetëra shtëpive në këto zona.
Banorët vlerësojnë se puna e zjarrfikësve ka qenë e mrekullueshme dhe vendimtare, ndërsa ndërhyrja e helikopterit është cilësuar si efikase në kontrollimin e situatës.
Në Qarkun Fier, flakë me përmasa të mëdha po përhapen me shpejtësi në pyllin me pisha, midis fshatrave Gjinoqare, Drenie dhe Lofkënd. Në vendngjarje ndodhen forcat ushtarake të repartit të Poshnjes, si dhe zjarrfikësit e Mallakastrës dhe Patosit. Për shkak të terrenit të vështirë, forcat zjarrfikëse nga qyteti, si dhe Mallakastra, po operojnë për shuarjen e flakëve me aparatura shpine. Shefi i zjarrfikësëve në Patos, Alket Halimi thotë për Report Tv se flakët janë përhapur edhe për shkak të bimësisë së dendur.
Përhapja e flakëve shoqërohet me shpërthime të befta, për shkak të qilimit halor shumëvjeçar. Shkurret e dendura dhe terreni i thyer po e vështirësojnë ndjeshëm ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse. Deri tani, raportohet se janë djegur rreth 5 hektarë pyll dhe shkurre, që nga pasditja e djeshme.
Për shkak të përkeqësimit të situatës, gjatë mbrëmjes u mor vendimi për evakuimin e banorëve nga fshati Dhivër, si masë sigurie. Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohen dëme në njerëz. I pranishëm pasditen e sotme duke ndjekur aksionin nga ajri dhe toka ishte edhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, që ka kërkuar prioritet për jetën e qytetarëve dhe mjedisit. Të paktën 10 mjete dhe dhjetëra forca janë në operacion. Ndihma kryesore ka ardhur nga ajri me helikopterë.
Ndërkohë, pasditen e kësaj të enjteje, zjarri ka përfshirë edhe fushën e mbetjeve në Vlorë, duke krijuar shtëllunga të mëdha tymi, një rast ky i përsëritur gjatë sezonit turistik.
Një vatër zjarri u shfaq mbrëmjen e sotme edhe në fshatin Vjollcë (Malaj) të Mirditës. për shkak të erës flakët përparuan në pyllim me pisha, duke djegur sipërfaqe të tëra, teksa ndërhyrja mbetet e vështirë për shkak të terrenit të thepisur.
Vatër e madhe zjarri edhe në Mirditë, flakët përfshijnë pyllin me pisha! Terreni vështirëson ndërhyrjen e forcave
Report Tv ka siguruar edhe pamjet e flakëve, teksa gazetari Elvis Hila informon se pavarësisht përpjekjeve të pandërprera, zjarrfikësit nuk kanë mundur të izolojnë zjarrin, i cili ka avancuar në një zonë të vështirë malore.
Forcat janë ende në vendngjarje dhe ndërhyrja po vijon me mjete të kufizuara, për shkak të aksesit të vështirë në zonë dhe do të duhet një ndërhyrje më e specializuar nga ajri.
Zjarri në pyllin mes Patosit dhe Mallakastrës dyshohet i qëllimshëm! Vijon lufta me flakët, VIDEO e operacionit
Ndërkohë, nuk përjashtohet mundësia që zjarri të jetë i qëllimshëm. Policia ka nisur hetimet dhe rikujton se zjarrvënia e qëllimshme dënohet sipas parashikimeve të Kodit Penal.
Zjarri në Patos, ministri Vengu ndjek operacionin nga toka dhe ajri për shuarjen e flakëve: Prioritet jeta e qytetarëve dhe e mjedisit!
Vengu u njoh me punën e grupeve operacionale dhe diskutoi me ta problematikat, masat e marra dhe mbështetja që duhej për të vënën nën kontroll dhe shuar sa më parë të gjitha vatrat.
Në aksion janë edhe 10 mjete zjarrfikëse nga rrethe të ndryshme, përfshi dy të kompanisë Albpetrol.
“Ministri Vengu vlerësoi profesionalizmin dhe përkushtimin e të gjithë forcave të angazhuara, duke theksuar se mbrojtja e jetës së qytetarëve dhe e mjedisit është prioritet absolut”, njoftoi MM.
Puna për neutralizimin e plotë të flakëve vijon me intensitet dhe koordinim të plotë ndërinstitucional.
Normalizohet situata te fusha e mbetjeve në Vlorë, zjarri drejt shuarjes! Hidhet dhé me eskavatorë dhe traktorë