1.FESTA E MALIT TË THATË NË POGRADEC, TRADITË E ARTIZANAT

Muzikë, valle, artizanat e ushqime tradicionale mund t’i gjeni te Festa e Malit të thatë në hyrje të fshatit Bletas në Pogradec vijon edhe këtë të shtunë e të diel prej orës 10:00 të paradites. Për të pranishmit do të ketë një koncert nga Qendra Kulturore “Lasgush Poradeci” dhe me të ftuar këngëtarët e zonë

 2. “ÇEÇO FEST”, DY DITË ME MUZIKË NË KALANË E GJIROKASTRËS

“Çeço Fest” vjen në Gjirokastër për të gjashtin vit radhazi në vendin më të bukur, Kalanë e Gjirokastrës. Deri të dielën mund të shijoni dy ditë intensive me performanca nga artistë të njohur.

3. “MICRO-FOLIE TIRANA”, MUZE DIGJITAL TE PARKU “EUROPA”

Një muze digjital unik, ku arti, teknologjia dhe kultura bashkohen për të sjellë një eksperiencë interaktive për të gjitha moshat. “Micro-Folie Tirana” është zhvendosur prej 6 gushtit e deri në 16 gusht nga ora 20:00-21:30 në Parkun “Europa” në Tiranë.

4. FESTIVALI I EMIGRANTËVE E MARATONA E VRAPIT NË FUSHË ARRËZ

Prej mbrëmjes së 8 gushtit në Fushë Arrëz po mbahet Festivali i Emigrantëve dhe Maratona e Vrapit.

5. “HIMARA OPEN CINEMA”, SONTE ‘TITANIC’ NË KINEMANË “N’PLAZH”

Një javë e larmishme nën yjet e Himarës në kinemanë “N’plazh” po vijon në këto ditë vere, që prej 4 gushtit. Mbrëmjen e kësaj të shtune, banorët e Himarës dhe pushuesit mund të shohin në orën 20:00 në mjediset e shkollës 9-vjeçare “Pano Nikolla Meniko”,  filmin e madh “Titanic” të vitit 1997.

6. “FESTA E MIQËSISË” NË QENDËR TË QYTETIT TË FIERIT

Festa e Miqësisë mbërrin në Fier vazhdon të shtunë dhe të diel në sheshin “Nënë Tereza” të qytetit për tre net me birra, muzikë dhe miqësi.

7. “VERË NË KOLONJË”, KONCERTE GJATË GJITHË MUAJIT GUSHT

“Verë në Kolonjë” është aktiviteti që do të mbahet përgjatë muajit gusht në Ersekë. Mbrëmjen e sotme në sheshin “Rilindja” të qytetit, në orën 20:00, do të interpretojë orkestra e qendrës kulturore “Fan Noli” në Leskovik.

8. “PORTO PALERMO FESTIVAL”, KONCERTE ME ARTISTË TË NDRYSHËM

“Porto Palermo Festival” vijon të mbahet në kalanë e Porto Palermos. I organizuar dhe drejtuar nga Olen Cesari, mbrëmjen e kësaj të shtune do të interpretojnë artistët Carlos Paz e Sin Fonteras.

9. “NONA” SJELL GATIMET TRADICIONALE TË GJYSHEVE NË PËRMET

Festivali “Nona” në Përmet do të sjellë për tre ditë, deri të dielën e 10 gushtit gatime tradicionale të gjysheve tona, si dhe surpriza, artistë, emocione e plot rrëfime.