Gazeta 17 Shkurti ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të Shqipërisë.
1.FESTIVALI I XHAZIT NË SHKODËR NË EDICIONIN E 16-TË
Shkodra do të mirëpresë prej kësaj të hëne deri në 31 gusht edicionin e 16-të i “Shkodra Jazz Festival”. Programi i këtij viti përfshin një sërë koncertesh dhe masterklasash të ndara në kategori të ndryshme.
2.ANSAMBLI I VALLEVE POPULLORE VIJON TURIN NË VLORË E FIER
Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore vijon turin e tij në qytete të ndryshme të vendit. Sonte ai do të ndalet në Vlorë, ndërsa mbrëmjen e nesërme në Fier.
3. SHPAT DEDA, MUZIKË LIVE NË “YOUTH WAVE” NË SHIROKË
Festivali “Youth Wave” vjen në Shirokë mbrëmjen e nesërme në orën 19:00, duke sjellë për të pranishmit muzikë ‘live’ nga Shpat Deda.
4. “TULLA VISUAL ART LAB”, EKSPOZITA ME PUNË TË FËMIJËVE
Në qendrën kulturore “Tulla” vijon të qëndrojë e hapur deri më 15 gusht ekspozita me punimet e krijuara gjatë edicionit të 3-të të punëtorisë për fëmijë “Tulla Visual Art Lab” e udhëhequr nga mësuesja e artit Dardane Hadri.
5. “MICRO-FOLIE TIRANA”, MUZE DIGJITAL TE PARKU “EUROPA”
Një muze digjital unik, ku arti, teknologjia dhe kultura bashkohen për të sjellë një eksperiencë interaktive për të gjitha moshat. “Micro-Folie Tirana” është zhvendosur prej 6 gushtit e deri në 16 gusht nga ora 20:00-21:30 në Parkun “Europa” në Tiranë.