Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një zonë në afërsi të Tetovës, duke mobilizuar të gjitha ekipet zjarrfikëse të qytetit. Sipas informacioneve nga Qendra për Menaxhim me Kriza, në terren ndodhen edhe dy automjete të specializuara të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, të cilat janë duke punuar për të mbrojtur pronat e qytetarëve.
Në ndihmë të ekipeve tokësore është nisur edhe avioni “Air Tractor” i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, që do të përpiqet të ndihmojë në kontrollimin e flakëve nga ajri, përcjell TS.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin zonën e zjarrit dhe të lirojnë rrugët për të mundësuar kalimin e automjeteve të shërbimeve të emergjencës.
“Të gjitha ekipet zjarrfikëse nga Tetova dhe dy automjete të specializuara të Drejtorisë për Mbrojtje dhe shpëtim ndodhen në terren dhe po punojnë për të mbrojtur pronat e qytetarëve. Në rrugë drejt ndërhyrjes janë edhe avioni “Air Tractor” i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim. Ju behët thirrje qytetarëve të shmangin zonën dhe të lirojnë rrugët për automjetet e shërbimeve të emergjencës”, tha drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza.