Analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike, Albert Krasniqi ka treguar se si duhet të zhvillohet seanca konstituive pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Sipas tij, duke qenë se votimi për kandidatin për kryetar nuk mund të persëritet më shumë se tre herë për një person, këtë të drejt e ka humbur Albulena Haxhiu që ka dështuar pesë herë.
Krasniqi ka thënë se në vijim të seancës, Vetëvendosje duhet të dalë me një kandidat tjetër.
“Duke qenë se votimi për kandidat/e për kryetar/e të Kuvendit nuk mund të përsëritet më shumë se tre herë për të njëjtin person, dhe se propozimi i parë i LVV-së për kandidaten Albulena Haxhiu ka qenë i pasuksesshëm për pesë herë, ajo nuk mund të rikandidohet sërish”, ka thënë Krasniqi.
“Në vijimin e seancës konstituive, LVV duhet të propozojë një kandidat/e tjetër për këtë post”, ka thënë ai.