Projekti për Kompleksin Muzeal të Forcave të Armatosura në Bërzhitë është gati. Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë pamjet në rrjetet sociale ku evidentohet një ndërthurje mes infrastrukturës së re dhe natyrës.
Këtij kompleksi muzeal pritet t’i shtohen hapësira dhe mjedise të reja për të lidhur historinë me komunitetin.
“Kompleksit Muzeal të Forcave të Armatosura në Bërzhitë, do t’i shtohen hapësira e mjedise të reja që lidhin historinë me komunitetin, realitetin me teknologjitë e reja, të shkuarën me të ardhmen. Ky kompleks fuqizohet si një rrëfim arkitektonik falë talentit të spikatur të studios prestigjoze Bofill Taller de Arquitectura dhe ofron jo vetëm një muze në mes të natyrës, por edhe një infrastrukturë të re për inovacionin dhe industrinë e mbrojtjes”, shkruan Rama.
Rama thotë se nuk është thjesht një muze në mes të natyrës, por do të ofrojë edhe një infrastrukturë të re për inovacionin dhe industrinë e mbrojtjes.