Tirana nis sezonin e ri të Kategorisë Superiore me një fytyrë tjetër dhe një projekt ambicioz. Trajneri Vangjel Mile ka zgjedhur skemën 4-2-3-1, një formacion që kombinon stabilitetin difensiv me fleksibilitet ofensiv, duke lejuar skuadrën të ndërthurë përvojën dhe talentin e lojtarëve të rinj.
TIRANA
Për këtë ndeshje, Tirana paraqet nëntë debutues, përfshirë pesë lojtarë që luajnë për herë të parë në Superiore. Ky formacion tregon qartësisht vizionin e trajnerit Mile për të kombinuar lojtarët e rinj me ata me përvojë, duke krijuar një skuadër të balancuar dhe dinamike.
THEMELI I SIGURISË – Në portë, Tafas ka rolin e jashtëzakonshëm të ruajtjes së sigurisë dhe organizimit të mbrojtjes. Ai duhet të jetë një pikë referimi për mbrojtësit, veçanërisht për debutuesit dhe lojtarët e rinj që kërkojnë stabilitet në fushë. Mbrojtja katërshes, e përbërë nga Vera, Dembele, Lleshi dhe Valerjanus, është e vendosur nga e djathta në të majtë. Vera dhe Valerjanus do të ofrojnë mbulim anësor dhe mundësi për sulme të shpejta nga krahu, ndërsa Dembele dhe Lleshi në qendër do të kujdesen për neutralizimin e sulmeve kundërshtare dhe krijimin e bazës për nisjen e aksioneve nga mbrojtja. Ky ekuilibër është thelbësor për të mos lejuar hapësira në sfidat ndaj kundërshtarëve me sulmues të shpejtë si ata të Bylisit.
MESFUSHA – Rafael dhe Soler në mesfushë qendrore do të jenë ata që do të kontrollojnë ritmin e lojës dhe do të shpërndajnë topin drejt mesfushës ofensive dhe sulmuesit kryesor. Ky çift ka detyrën të balancojë skuadrën, të mbështesë mbrojtjen dhe të krijojë mundësi sulmuese, duke shërbyer si lidhja kryesore mes repartit mbrojtës dhe fazës ofensive. Mesfusha ofensive dhe sulmi Në mesfushën ofensive, Tabeku pozicionohet në krahun e djathtë, duke sjellë shpejtësi dhe forcë fizike, të cilat mund të krijojnë situata të rrezikshme për mbrojtjen e Bylisit. Tsotne Patsatsia në qendër është një lojtar i ri dhe kreativ, që mund të menaxhojë topin dhe të japë pasime vendimtare drejt sulmuesve. Ndërsa Haxhiu në krahun e majtë sjell ritëm, driblime dhe mundësi për asist, duke i shtuar variabilitet sulmit bardheblu. Në krye të sulmit, Ernest ka detyrën më të rëndësishme. Finalizimin. Ai duhet të jetë i përgatitur për të shfrytëzuar çdo hapësirë që krijohet nga mesfusha ofensive dhe për të dhënë golin e parë të sezonit për Tiranën.
DEBUTUESIT DHE PRITSHMËRITË – Ky formacion përfshin lojtarë që debutojnë për herë të parë me Tiranën dhe disa që debutojnë në Superiore. Debutuesit e huaj, si Tabekou dhe Patsatsia, mund të jenë elementë diferencialë, të cilët sjellin freski, shpejtësi dhe kreativitet në fazën sulmuese. Trajneri Mile synon që integrimi i tyre të bëhet sa më shpejt dhe të krijohet një kimia e fortë me lojtarët që tashmë kanë përvojë në kampionat.
bandicam 2025-08-21 19-53-08-448