Kampioni i Kosovës, Drita është nikoqire e Differdange 03 nga Luksemburgu në perballjen e parë të fazës ‘play-off’ për kualifikim në Ligën e Konferencës.
Në rrugën drejt fazës së grupeve, Drita është nikoqire e Differdangen, të cilët i pret në ndeshjen e parë që luhet sot (e enjte) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 20:00.
Zekirija Ramadanit me mungesën e rëndësishme të Rron Brojës, ka vendosur që të luajë më në sulm, duke u rreshtuar me formacionin 4-2-3-1.
Në portë mbetet i zakonshmi Faton Maloku, ndërsa në mbrojtje rreshtohen Besnik Krasniqi, Egzon Bejtullai, Blerton Sheji dhe Raddy Ovouka.
Albert Dabiqaj dhe Vesel Limaj janë në mesfushë, ndërsa më të avancuar janë Veton Tusha, Almir Ajzeraj dhe Liridon Balaj.
I vetëm në sulm është Arb Manaj, i cili vazhdon të jetë lokomotivë e Dritës.
Differdange do të luajë në sulm me emra si Lempereur, Borges, Hadji, Abreu.
Drita: Maloku, Krasniqi, Bejtullai, Sheji, Ovouka, Dabiqaj, Limaj, Balaj, Ajzeraj, Tusha, Manaj.
Differdange 03: Felipe, D’Anzico, Brusco, Badouret, Rouch, Rafa Pinto, Franazani, Lempereur, Borges, Hadji, Abreu.
/Telegrafi/