11
Përbërësit:
2 kungulleshka mesatare
2 lugë vaj ulliri
1/2 lugë çaji kripë
1/2 lugë çaji piper i zi
1/2 lugë çaji spec i kuq pluhur
1/2 lugë çaji rigon ose trumzë
1 thelpi hudhër e grirë hollë
Për salcën me kos:
1 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë çaji limon ose uthull molle
Kripë, hudhër e shtypur
Kopër e grirë ose majdanoz
Përgatitja:
Presim kungulleshkat në feta të holla, i vendosim në tavë me letër furre dhe i spërkatim me pak vaj ulliri, kripë dhe erëza. I pjekim për pak minuta derisa të marrin ngjyrë të artë dhe të jenë krokante anash. Ndërkohë, përziejmë përbërësit e salcës me kos. Shërbejmë kungulleshkat të ngrohta me salcën anash ose sipër, si meze apo pjatë kryesore të lehtë.