Partizani ka fituar sot ndeshjen e parë në kampionat nën drejtimin e trajnerit Milinkoviç, duke mundur debutuesit e Vorës me rezultatin minimal 1-0.
Të kuqtë kanë zhvilluar një ndeshje në sulm dhe përfituan nga një autogol i shpejtë i Repajt që në fillimin e sfidës për të diktuar ritmin e tyre. Edhe Vora nuk u tërhoq nga sulmet dhe krijoi disa mundësi të mira shënimi, por Kasalla e Luis Felipe nuk shfrytëzuan rastet e krijuara.
PARTIZANI-VLORA 1-0
9′ (ag) Repaj
90’-6’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Partizanit.
90’-3’ Përplasje në fushë. Gjyqtarja Rusta jep kartonë të verdhë për Shanajn, Skukën e Luis Filipe. Janë dy të verdhë për Shanajn, por ajo nuk e nxjerr me të kuq. (VIDEO)
90’ Jepen 5 minuta shtesë.
90’ Një goditje dënimi e harkuar në zonë nga Uollas, nuk kthehet dot në qendër nga Shehi.
89’ Edhe Bardhi provon të rrezikojë me një harkim nga e djathta, sfera largohet nga mbrojtja vendase.
88’ Vinicius tenton me një harkim në zonë nga e djathta, sfera shkon direkt në duart e Qirkos.
86’ Top në thellësi për Luis Felipe, Sembene bën gjithçka mirë dhe kalon sferën në anësore.
83’ Ismaili dhe Qokthi i lënë vendin Bytyçit dhe Janjevës në radhët e Partizanit.
80’ Ajodele dhe Daka hyjnë në fushë në vend të Zunës dhe Kasallës në radhët e Vorës.
77’ Da Silva merr vendin e Gudjufit në radhët e Partizanit.
71’ Gudjufi provon të gjuajë nga distanca, sfera shkon lehtë drejt portës dhe kontrollohet nga Ruçi.
68’ Uollas dhe Barjamaj hyjnë në fushë në vend të Hasajt dhe Karricës.
67’ Hasaj del nga fusha e lojës me barrelë.
63’ Tjetër rast i mirë për të kuqtë me Qokthin i cili harkon nga e djathta, Skuka me kokë gjuan por nuk gjen portën, pasi sfera shkon jashtë ngjitur me shtyllën. (VIDEO)
62’ Gudjufi ndëshkohet me karton të verdhë.
61’ Skuka dhe Shanaj marrin vendin e Garsias dhe Mehmetit në radhët e Partizanit.
60’ Kasalla ndëshkohet me karton të verdhë.
60’ Mundësi tjetër e artë për miqtë për barazimin pas një dalje jo të mirë të Qrikos. Preka në portë largon sferën para se të kalojë vijën. (VIDEO)
58’ Tjetër harkim perfekt i Bardhit nga e djathta, Kasalla gjuan por gjen Qirkon e vëmendshëm. (VIDEO)
57’ Bardhi del në të djathtën, harkon në qendër ku Karrica provon gjuajtjen spektakolare, duke gabuar plotësisht shënjestër. (VIDEO)
54’ Isgandarli e tepron me driblimet para zonës, topi shkon te Garsia i cili gjuan por gjen bllokimin e Shehit. (VIDEO)
52’ Isgandarli merr topin në kufijtë e zonës dhe provon një gjuajtje me harkim, shumë e lehtë dhe pa shqetësime për Ruçin.
51’ Zuna ndëshkohet me të verdhë për një faull ndaj Isgandarli.
46’ Isgandarli ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje në mesfushë ndaj Zunës.
46’ Pjesa e dytë nis me Vinicius në radhët e Vorës në vend të Dalipit.
45’+2’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të Partizanit.
45’ Jepen 2 minuta shtesë.
43’ Harkim në zonë për Luis Felipe, devijimi i tij nuk shqetëson shumë Qirkon i cili mbërthen sferën.
36’ Gjuajtje e fortë e Isgandarli me të djathtën, sfera shkon jashtë ngjitur me shtyllën. (VIDEO)
34’ Martinez ndëshkohet me karton të verdhë.
32’ Gjuan Mehmeti nga distanca, sfera nuk gjen portën e Vorës.
31’ Tjetër zbritje e shpejtë e Vorës me Karricën, ky i fundit pason për Kasallën i cili vë në provë reflekset e Qirkos. Aksioni bëhet i pavlefshëm për një pozicion jashtë loje. (VIDEO)
27′ Karton i verdhë edhe për Vrapin.
25’ Bardhi nga e djathta gjen hapësirën për krosim, devijimi me kokë i Kasallës është shumë i gabuar duke çuar sferën jashtë. (VIDEO)
24’ Presing i lartë i Partizanit që po mundohet të mbajë Vorën sa më larg gjysmëfushës së vet.
21’ Ndëshkohet edhe Repaj me karton të verdhë nga kryesorja Rusta.
18’ Top në thellësi për Isgandarli, Ruçi del dhe kontrollon sferën, ndërsa sulmuesi i Partizanit kërkon faull.
18’ Karrica ndëshkohet me karton të verdhë.
16’ Buxhelaj nga e majta harkon në zonë, sfera shkon në duart e Ruçit.
9’ GOOOL PARTIZANI! Pas një goditje dënimi të të kuqve, është Repaj i cili devijon sferën në portën e vet duke i dhënë avantazhin kryeqytetasve. (VIDEO)
6’ Gjuajtje e fortë e Hasajt, por është qendrore dhe shkon në duart e Qirkos.
4’ Pas një harkimi në zonë nga një goditje dënimi, Dalipi devijon topin por pa e kthyer drejt portës së Partizanit. (VIDEO)
2’ Menjëherë thumbuese në kundërsulm Vora, me Luis Felipe i cili shfaqet në të majtën dhe gjuan, por nuk gjen portën. (VIDEO)
1’ Nis dueli në “Arena e Demave”.
FORMACIONET ZYRTARE
PARTIZANI: Qirko, Preka, Sembene, Martinez, Buxhelaj, Qokthi, Mehmeti, Ismaili, Gudjufi, Xhudah, Isgandarli.
Trajner: Mladen Milinkoviç
VORA: Ruçi, Zuna, Shehi, Repaj, Vrapi, Dalipi, Hasaj, Bardhi, Kasalla, Karrica, Luis Felipe.
Trajner: Arjan Bellaj