Pronari i një hoteli në Borsh të Vlorës është arrestuar pasi kërcënoi me armë zjarri dy punonjëse të tij. Në pranga është vënë 26-vjeçari Emanuel Shkëmbi, i cili pasi është konfliktuar me punonjëset, A.O, 21-vjeçe dhe R.O, 53-vjeçe, nënë e bijë, i ka kanosur me pistoletë.
Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në ambientet e hotelit dhe në një kohë sezoni turistik, ku Borshi është një nga zonat më të frekuentuara dhe të pëlqyera nga turistët.
Nën hetim është vënë edhe babai i tij 56-vjeçar, Alfred Shkëmbi, i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj njërës prej punonjësve, A.K, si edhe një 76-vjeçar me inicialet P.B, i cili akuzohet se ka fshehur armën e zjarrit pas konfliktit. Policia ka publikuar momentin e konfliktit mes personave, ndërsa pistoleta u gjet e fshehur në një valixhe.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia thotë se ka sekuestruar edhe arma e zjarrit pistoletë, 1 krehër pistolete si dhe 8 fishekë 9 mm. Ndaj 26-vjeçarit rëndojnë akuzat e kanosjes dhe armëmbajtjes pa leje. I ati akuzohet për dëmtime me dashje, ndërsa personi që fshehu pistoletën për veprime që pengojnë të vërtetën.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, pas marrjes së njoftimit se një shtetas po kanoste me armë zjarri dy punonjëset e hotelit të tij në Borsh, organizuan menjëherë punën për parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta, u arrestua në flagrancë shtetasi: E. Sh., 26 vjeç, banues në Himarë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kanosja”.
Ky shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë zjarri tip pistoletë punonjëset e hotelit të tij, shtetaset A. O., 21 vjeçe dhe R. O., 53 vjeçe, nënë e bijë.
Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit: A. Sh., 56 vjeç (babai i autorit), për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetases A. O.; P. B., 76 vjeç, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi dyshohet se pas konfliktit ka fshehur armën e zjarrit tip pistoletë, të përdorur nga shtetasi E. Sh.”, njofton policia.
Pronari kërcënoi me armë dy punonjësit në hotelin në Borsh, publikohen pamjet e konfliktit! Pistoleta e fshehur në një valixhe
Publikohen pamjet e konfliktit mes 26-vjeçarit Emanuel Shkëmbi dhe punonjëseve, nënë e bijë që kërcënoi me armë në ambientet e hotelit të tij në Borsh. Në pamje shihen disa persona teksa konfliktohen në ambientet e jashtme, ndërsa pistoleta u gjet e fshehur brenda një çante të vogël, e cila ishte futur në një valixhe.
Përveç pronarit 26-vjeçar të arrestuar, nën hetim është vënë dhe babai i tij, Alfred Shkëmbi pasi ka dhunuar një punonjëse tjetër, si edhe një i moshuar që ka fshehur armën e zjarrit.
“Himarë/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit që mund të kishte pasoja të rënda për jetën, në Borsh.
Kanosi me armë zjarri dy punonjëset në hotelin e tij, vihet në pranga 26-vjeçari.
Sekuestrohen arma e zjarrit tip pistoletë, një krëhër dhe 8 fishekë.
Procedohen penalisht babai i 26-vjeçarit, pasi ushtroi dhunë fizike ndaj njërës prej punonjëseve, si dhe një shtetas tjetër që fshehu armën pas konfliktit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, pas marrjes së njoftimit se një shtetas po kanoste me armë zjarri dy punonjëset e hotelit të tij në Borsh, organizuan menjëherë punën për parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta, u arrestua në flagrancë shtetasi:
• E. Sh., 26 vjeç, banues në Himarë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kanosja”.
Ky shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë zjarri tip pistoletë punonjëset e hotelit të tij, shtetaset A. O., 21 vjeçe dhe R. O., 53 vjeçe, nënë e bijë.
Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit:
• A. Sh., 56 vjeç (babai i autorit), për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetases A. O.;
• P. B., 76 vjeç, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi dyshohet se pas konfliktit ka fshehur armën e zjarrit tip pistoletë, të përdorur nga shtetasi E. Sh.
Arma u gjet dhe u sekuestrua së bashku me krëherin dhe 8 fishekët, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në njërën prej dhomave të hotelit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.”, njofton policia.