Menaxhimi i mbetjeve nuk do të jetë më kompetencë e bashkive por do të administrohet nga ‘Operatorit Kombëtar të Trajtimit të Mbetjeve’ që do të krijohet me ligjin e ri që do të miratohet brenda vitit. Parashikohet mbyllja e 66 venddepozitmeve aktuale.
‘Jemi në situatë primitive’, Rama paralajmëron masa për ‘varrezat’ e makinave: I vetmi vend në Evropë që i kemi të ligjëruara pa ligj, por me vullnetin e Maliqit
Shqipëria do të ndahet në 10 zona të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve, në të cilat do të ndërtohen 10 impiante të përpunimit dhe selektimit, 3 landfille të reja në Kukës, Dibër e Berat si dhe parashikohet mbyllja e 66 venddepozitmeve aktuale.
Reforma e re e Menaxhimit të Mbetjeve u njoftua nga kryeministri Rama në një takim me strukturat e pushtetit vendor, teksa theksoi disa herë që Kapitulli 27 i mjedisit është më sfiduesi për çdo shtet që synon familjen Evropiane.
“Ky është kapitulli më sfidues i negociatave dhe aspekti më sfidues i anëtarësimit tonë në BE”, tha Rama.
Projektligji për “Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve”, i hartuar pas një pune 2-vjeçare është gati dhe që pritet të marrë miratimin nga Këshilli i Ministrave javën që vjen. Ky projektligj parashikon ngritjen e një Operatori Kombëtar për Trajtimin e Mbetjeve, proces që tashmë nuk do të jetë më në dorë të pushtetit vendor, por Bashkitë do jenë ‘klientë’.
“Kemi parashikuar krijimin e Operatorit Kombëtar të Trajtimit të Mbetjeve. Një agjenci e re e cila do të jetë në dispozicion të të gjithë republikës, të pushtetit vendor, qytetarëve, të këtij misioni për në BE, duke përqendruar të gjithë procesin e trajtimit të mbetjeve. Nuk do të jetë më proces i administruar nga bashkitë, por nga ky operator kombëtar në bashkëpunim me të gjitha hallkat e tjera të qeverisjes dhe në raport me te cilin, bashkitë do të jenë klientë, njësoj siç janë në operatorët e tjerë”, tha Rama.
Projektligji parashikon ashpërsimin e sanksioneve për ndotësit, tha ministrja Mirela Kumbaro, e cila zbuloi se krahas pr.ligjit për mbetjet, brenda shtatorit do të nisë shqyrtimi në Kuvend i projektligjit për ‘Përgjegjësitë e Zgjeruara të Prodhuesve’. Përmes këtij projektligji, qeveria do të detyrojë çdo biznes që të gjurmojë çdo mbetje që gjenerohet nga aktiviteti i tyre.
“Jo vetëm bashkitë, jo vetëm institucionet publike, bizneset nga ato që prodhojnë mallra, që importojnë, të kenë detyrimin ligjor për të ndjekur gjurmuar çdo mbetje që gjenerohet nga aktiviteti i tyre industrial, i shërbimit apo prodhimit”, tha Kumbaro.
Këto dy projektligje thekson kreu i qeverisë janë ‘thembra e Akilit’ në rrugën evropiane.
“Pa këto dy hapa rruga jonë përsa i takon kapitullit për mjedisin është një rrugë që nuk ka dalje. Sfida e sfidave është mjedisi”, tha Rama.
Teksa e cilëson primitive ndarjen në burim të mbetjeve, Rama paralajmëroi edhe një aksion për mbylljen e ‘varrezave të skrapit’.
“Jemi besoj i vetmi vend në Evropë që varrezat e makinave i kemi të ligjëruara pa ligj, por me vullnetin e Maliqit në territor si fakte të kryera. Ky do të jetë një operacion që sapo ka nisur dhe do të vazhdojë për shkuljen e të gjithë këtyrë varrezave dhe jemi vend që s’ka akoma detyrim për prodhuesit, shpërndarësit e importuesit me këtë që thashë, për trajtimin dhe çfarë ndodh me gjithë këto materiale kur kryejnë misionin e tyre si ambalazh, pajisje elektrike apo si automjete. Për këtë kemi një ligj që do të kalojë në kuvend brenda këtij viti.”, tha Rama.
Në strategjinë e re të qeverisë nuk përmendet fare alternativa e impianteve të incenerimit, ndërsa edhe aty ku ishin parashikuar në Fier dhe Elbasan do ketë vetëm një zgjerim i kapaciteteve të venddpozitimit. Investime do të ketë në zonat e menaxhimit të mbetjeve si Berat, Dibër, Korçë, Durrës, Vlora-Veri, Gjirokastër – Vlora Jug dhe Kukës.
‘Jemi në situatë primitive’, Rama paralajmëron masa për ‘varrezat’ e makinave: I vetmi vend në Evropë që i kemi të ligjëruara pa ligj, por me vullnetin e Maliqit
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi masa edhe për “varrezat” e makinave, teksa tha se jemi i vetmi vend në Evropë që i kemi të ligjëruara pa ligj, por me “vullnetin e Maliqit”. Kreu i qeverisë tha se jemi në situatë primitive s ai përket ndarjes në burim të mbetjeve. Sipas tij, sfidë mbetet edhe përafrimi i ligjit të ri me direktivat e BE-së.
“Tjetra është sfida e përafrimit me direktivat e BE dhe ky ligj i ri merr përsipër të bëjë këtë gjë, të përafrojë direktivat e BE 100% me legjislacionin shqiptar. Nëse në pastrim kemi bërë përparime të dukshme, nëse në mbajtjen pastër të vendit e plazheve sidomos gjatë sezonit kemi bërë përparime dhe në trajtimin e mbetjeve kemi bërë përparime domethënëse, jemi në një situatë tërësisht primitive në raport me ndarjen në burim të mbetjeve, me përgjegjësinë e zgjeruar të prodhuesve ku përfshihen letra, qelqi, automjeti.
Jemi besoj i vetmi vend në Evropë që varrezat e makinave i kemi të ligjëruara pa ligj, por me vullnetin e Maliqit në territor si fakte të kryera. Ky do të jetë një operacion që sapo ka nisur dhe do të vazhdojë për shkuljen e të gjithë këtyrë varrezave dhe jemi vend që s’ka akoma detyrim për prodhuesit, shpërndarësit e importuesit me këtë që thashë, për trajtimin dhe çfarë ndodh me gjithë këto materiale kur kryejnë misionin e tyre si ambalazh, pajisje elektrike apo si automjete. Për këtë kemi një ligj që do të kalojë në kuvend brenda këtij viti.”, tha Rama.
Rama njofton krijimin e Operatorit Kombëtar të Trajtimit të Mbetjeve: Në dispozicion të të gjithë republikës, bashkitë do jenë kliente
Kryeministri Edi Rama njoftoi krijimin e Operatorit Kombëtar të Trajtimit të Mbetjeve, një agjenci e re që do të jetë në funksion të të gjithë republikës, ndërsa bashkitë do të jenë kliente. Kreu i qeverisë tha se kjo agjenci parashikohet në projektligjin e ri për menaxhimin e integruar të mbetjeve. Ai e cilësoi kapitullin e BE-së për mbetjet si më sfiduesin.
“Dëshiroj që të gjithë pa përjashtim, në të gjitha nivelet dhe territorin që kanë një funksion publik si të zgjedhur apo nëpunës të lidhur me çështjet e mjedisit të vetëdijësohen se ky është kapitulli më sfidues i negociatave dhe aspekti më sfidues i anëtarësimit tonë në BE. E them me keqardhje që ndërkohë që kemi vënë re një përmirësim të mëtejshem të gjithë proceseve të pastrimit, nuk vëmë re asnjë vetëdijësim më domethënës nga ana e qytetarëve në raport me mbajtjen pastër të territorit dhe nuk vëmë re përmirësime domethënëse as në trajtimin e mbetjeve. Në këto kushte, duke marrë parasysh edhe vështirësitë, duke parë edhe vendet e tjera, ne do të çojmë përpara një paketë të re reformash e masash, të cilat ministrja do t’i shpjegojë më në detaje por dua të them se së pari, është projektligji i ri për menaxhimin e integruar të mbetjeve, ku kemi parashikuar krijimin e Operatorit Kombëtar të Trajtimit të Mbetjeve. Një agjenci e re e cila do të jetë në dispozicion të të gjithë republikës, të pushtetit vendor, qytetarëve, të këtij misioni për në BE, duke përqendruar të gjithë procesin e trajtimit të mbetjeve. Nuk do të jetë më proces i administruar nga bashkitë, por nga ky operator kombëtar në bashkëpunim me të gjitha hallkat e tjera të qeverisjes dhe në raport me te cilin, bashkitë do të jenë klientë, njësoj siç janë në operatorët e tjerë.”, u shpreh Rama.