Federata Shqiptare e Futbollit ka përcaktuar disa rregulla të reja mbi mënyrën e grumbullimit të lojtarëve në ekipet kombëtare të moshave.
Sipas FSHF-së, këto udhëzime kanë për qëllim rritjen e përfaqësimit të lojtarëve nga kampionati vendas dhe ofrimin e më shumë mundësive për talentet që zhvillohen në Shqipëri. Por absurdi qëndron në faktin se organi i futbollit detyron trajnerët që të marrin vetëm 7 emra nga kampionati vendas te Shpresat U-21, ekipi që duhet të furnizojë Kombëtaren A. Pra nëse nuk spikat që 13 vjeç në Shqipëri, e udhës është që të transferohesh jashtë vendit për të qenë në optikën e FSHF-së.
Për ekipet kombëtare të vajzave:
U-19 (2007/08): 8 lojtare nga jashtë, 12 nga kampionati vendas (rreth 60%).
U-17 (2009): 7 lojtare nga jashtë, 13 nga kampionati vendas (rreth 65%).
U-16 (2010): 6 lojtare nga jashtë, 14 nga kampionati vendas (rreth 70%).
U-15 (2011): 5 lojtare nga jashtë, 15 nga kampionati vendas (rreth 75%).
U-14 (2012): 4 lojtare nga jashtë, 16 nga kampionati vendas (rreth 80%).
Për ekipet kombëtare të djemve:
U-21 (2004/05): 16 lojtarë nga jashtë, 7 nga kampionati vendas (rreth 30%).
U-19 (2007/08): 14 lojtarë nga jashtë, 6 nga kampionati vendas (rreth 33%).
U-17 (2009): 11 lojtarë nga jashtë, 9 nga kampionati vendas (rreth 45%).
U-16 (2010): 8 lojtarë nga jashtë, 12 nga kampionati vendas (rreth 60%).
U-15 (2011): 6 lojtarë nga jashtë, 14 nga kampionati vendas (rreth 70%).
U-14 (2012): 5 lojtarë nga jashtë, 15 nga kampionati vendas (rreth 75%).
“Megjithatë, Drejtoria Teknike e FSHF thekson se përzgjedhja finale e lojtarëve mbetet gjithmonë në vendimmarrjen e saj, duke pasur parasysh nevojat e skuadrës dhe performancën e secilit futbollist.
Ky vendim synon të krijojë një ekuilibër të qëndrueshëm mes zhvillimit të kampionatit vendas dhe shfrytëzimit të talenteve shqiptare që luajnë në kampionatet e huaja, duke garantuar progres të vazhdueshëm në të gjitha grupmoshat”, njofton FSHF.
Një vendim i tillë duket se mbyll dyert për talentet e reja që duan një fanellë me ekipin Kombëtar, pasi për të duhet të kalosh njëherë nga diaspora.