Ashtu siç pritej, tifozët e Elbasanit pushtuan stadiumin e Rrogozhinës për këtë përballje, duke krijuar një atmosferë elektrizuese që ndikoi dukshëm në lojën në fushë. Zërat, thirrjet dhe kore të vazhdueshme mbështetëse e bënë fushën një “vatër” të vërtetë të emocioneve, duke dhënë energji shtesë dhe moral për lojtarët e tyre.
Bie në sy fakti se dy grupimet më të njohura të tifozëve, “Tigrat Verdheblu” dhe “Arrakat Boys”, ishin bashkuar për këtë ndeshje, ndryshe nga përballjet e kaluara ku shpesh qëndronin të ndara. Ky unitet i tifozëve solli një presion shtesë mbi Egnatian, por mbi të gjitha dha një shpërthim entuziazmi për skuadrën e Elbasanit.
Pjesëmarrja masive dhe pasioni i tifozëve jo vetëm që rriti dramatikën e ndeshjes, por i dha skuadrës një zemër të re, duke treguar qartë se edhe në momentet e vështira, mbështetja e publikut mund të jetë një faktor vendimtar në performancën e ekip.