Mbrëmjen e djeshme një grup maqedonasish kanë rrahur dy nxënës të shkollës ekonomike të Tetovës, të cilët kanë pësuar lëndime trupore.
Dy nxënësit e sulmuar, në një prononcim për portalin TetovaSot theksuan se janë sulmuar nga rreth 20 tifozë të “Teteksit”, ata thanë se fillimisht ishin sharë në gjuhën maqedonase dhe më pas i kanë rrahur.
“Shajshin, ne ecnim në punën tonë, e ktheva kokën ta shoh kush është mos është ndonjë shok i imi, eca pastaj, pastaj erdhën pas nesh, shumë ishin”, tha njëri nxënës.
Pas sulmit ata u dërguan në Spitalin e Tetovës ku janë konstatuar lëndimet.
Nga Spitali i Tetovës në një prononcim për Portalb.mk theksuan se rasti ishe i paraqitur në polici dhe se bëhet fjalë për dy të rinj 17 dhe 15 vjeç të cilët kanë pasur lëndime në fytyrë.
“17 vjeçari është me frakturë të eshtrave të hundës, ndërsa 15 vjeçari ka plasaritje të eshtrave të hundës, lëndime të konstatuara nga radiologu, u bëmë impoilizim të hundës te pacienti me frakturë, i shkruam terapi dhe u lëshuan në trajtim shtëpiak”, thanë nga Spitali i Tetovës.
Policia e Tetovës ende nuk ka dalë me detaje.