“Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve njoftojnë se sonte, rreth orës 20:30, në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë ka ndrruar jetën i paraburgosuri me inicialet L.S”, thuhet në njoftim.
Aty thuhet se pas marrjes së informatës, stafi korrektues dhe ai mjekësor kanë ndërhyrë menjëherë, ndërsa edhe ekipi i Emergjencës së Qytetit ka vazhduar me reanimim, por fatkeqësisht pa rezultat.
“Aktualisht, ekipi i Emergjencës dhe mjekja e burgut, në bashkëpunim me organet kompetente të mjekësisë ligjore dhe hetuesisë, janë duke zhvilluar procedurat e nevojshme. Autoritetet përkatëse janë duke hetuar rrethanat e humbjes së jetës, ndërsa autopsia do të përcaktojë shkakun e saktë”, thuhet në njoftim.
Mësohet se burgosuri mund të jetë vetvrarë.
Njoftimi i plotë: