Kandidimi për Bashkinë e Tiranës të Ogerta Manastirliut, i ka hapur rrugë rikthimit të Blerina Gjylametit në Parlament, duke marrë kështu mandarin e Ministres aktuale të Arsimit.
Manastirliu kandidate për Bashkinë Tiranë, Blerina Gjylameti drejt rikthimit në Parlament, Ditën e sotme, nga Asambleja e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama bëri me dije se në Bashkinë Tiranë do të zhvillohen zgjedhje të reja, pasi iu kërkoi anëtarëve të Këshillit Bashkiak që të shkarkojnë Erion Veliajn.
Rama bëri më dije se ka përzgjedhur Ogerta Manastirliun si kandidate për zgjedhjet që do të mbahen për Bashkinë Tiranë.
Por duket se kandidimi për Bashkinë e Tiranës të Manastirliut, i ka hapur rrugë rikthimit të Blerina Gjylametit në Parlament, duke marrë kështu mandarin e Ministres aktuale të Arsimit.
Kujtojmë që Gjylameti, e humbi mandatin e deputetes për 140 vota më pak se Olta Xhaçka, e cila siguroi vendin e saj në Parlament për 4 vitet e ardhshme.