Socialisti Niko Peleshi është zgjedhur kryetari i ri i Kuvendit të Shqipërisë me 84 vota pro, 3 kundër dhe 0 abstenim. Në votim morën pjesë 87 deputetë.
Opozita nuk mori pjesë në këtë proces, por qëndroi brenda seancës, duke ndjekur në heshtje votimin nga karriget.
Opozita i ra tavolinës kur përmendej emri i Niko Peleshit, ndërsa shumica duartrokiste kryetarin e ri të Kuvendit
Komisioni i përkohshëm i ngritur për të administruar votat e zgjedhjes së kryeparlamentarit të ri përbëhej nga Fadil Nasufi, Saimir Asalla dhe Bledi Çomo, të propozuar vetëm nga PS pasi PD refuzoi të merrte pjesë në proces.
Ndërkohë, para zgjedhjes së kryetarit të ri të Kuvendit, u betuan edhe deputetët e rinj. Nga 140 të tillë, u betuan 135.
2 të zgjedhur nga PSD-ja, Tom Doshi e Sabina Jorgo, njoftuan se kanë hequr dorë nga mandati. Pas këtyre dy dorëheqjeve, zëvendësuesit do të jenë nga lista e hapur e PSD.
Kurse 3 deputetët e tjerë që munguan në këtë seancë janë nga radhët e PD-së; Jozefina Topalli, Albana Vokshi dhe Oerd Bylykbashi. Ata pritet të votohen në seancën e radhës, megjithëse ligji i lejon që kanë afat deri në 6 muaj. Tre deputetët demokratë munguan në seancën e sotme për arsye personale.
Seanca e betimit të deputetëve të rinj dhe zgjedhjes së kryeparlamentarit u drejtua nga Vasil Llajo i PS, si deputeti më i vjetër pas Sali Berishës dhe Tritan Shehut nga PD-ja, për shkak se këta dy të fundit refuzuan të hapnin seancën.
Seanca e parë e Parlamentit të ri këtë të premte (12 shtator 2025) u zhvillua në dy faza. Gjatë paradites, në orën 10:00, seanca u duk se nisi aty ku kishte mbetur legjislaturën e kaluar.
Partia Demokratike, tashmë edhe më e ‘rrudhur’, me vetëm 50 deputetë, shkoi në Kuvend më të njëjtat akuza të vjetra, se zgjedhjet ishin farsë, por në sallë u kthyen me argumentin se do të mbrojnë interesin e qytetarëve. Opozita u kthye te strategjia e vjetër e bllokimit. Kreu i PD, Sali Berisha mori fjalën për të folur jashtë rendit të ditës dhe bllokoi foltoren, ndërsa u rrethua edhe nga Garda. Demokratët nxorën në foltore pankartat me personazhe të krimit, ndërsa Gazment Bardhi i prishi mikrofonin Taulant Ballës. “Nuk lexoji emra te Bajrave, e Pëllumb Gjokës, nuk lexoi emrat e partisë së vërtetë, të krimit. Lexoji Lubi Ballukun…”, tha Berisha. Seanca zgjati vetëm 24 minuta.
Seanca u ndoq nga përfaqësitë diplomatike në vendin tonë, e dërguara e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn si edhe klerikët fetarë. Ra në sy se SPAK dhe Prokuroria e Përgjithshme i kishin lënë karriget bosh.
Në sallë ulen 140 deputetë, mes tyre 72 që hyjnë për herë të parë. PS hyn me 83 deputetë, nga të cilët 53 i ka emra të rinj, ndërsa PD dhe aleatët me 50 deputetë, 14 prej tyre prurje të reja. PSD hyn me 3 deputetë, partia Mundësia me 2 deputetë, ndërsa Lëvizja Bashkë dhe Nisma Shqipëria Bëhet me nga një deputet.
Seanca konstituive për legjislaturën e XI të Kuvendit, kryeministri pikturon mbi librin e Etikës së Deputetit
Siç shihet edhe nga video pas vizatimit kreu i qeverisë në fund i bën edhe një foto me cellular.
Opozita bojkoton procesin për zgjedhjen e kryeparlamentarit, Bardhi: Filozofia juaj është vjedhje, krim, korrupsion
Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi, tha se filozofia e mazhorancës socialiste është vjedhje, krim e korrupsion.
Mazhoranca ka propozuar Niko Peleshin për kryeparlamentar të ri.
“Për grupin parlamentar të Partisë Demokratike dhe për opozitën kjo shumicë nuk ka legjitimitet për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit. Aq më tepër emri i përzgjedhur është sikur të ulësh në karrigen numër 2, Klodian Zoton. Me këtë propozim që ju po bëni po na tregoni që filozofia juaj e vetme është vjedhje, krim, korrupsion. Prandaj ne nuk marrim pjesë fare në këtë proces”, tha Bardhi.
Kuvend/ Tom Doshi dhe Sabina Jorgo heqin dorë nga mandati, pritet t’i kalojë listës së hapur

Sipas rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, mandati pritet t’i kalojë dy më të votuarve, Besnik Brahimi 3614 vota dhe Shkurt Lasku 2678 vota.
inis seanca në Kuvend, pritet betimi i 140 deputetëve dhe zgjedhja e kryetarit të Kuvendit

Media greke: Dako, ithtare e helenizmit! Deputetja e Lapajt nga Kuvendi: Jam shqiptare, do përfaqësoj 64 mijë votuesë
Dajko komentoi edhe lajmin e medias greke ‘apenadi.blogspot.com’, e cila zbuloi për herë të parë origjinën e 60-vjeçares dhe lidhjet e saj me Greqinë. Krahas kësaj, Dajko tha se do të përfaqësojë 64 mijë votuesit e koalicionit.
“Jam shqiptare dhe kam të drejtë si shtetsase shqiptare që të mendoj…
Unë do punoj për këta djem dhe vajza të rinj që punuan dhe vazhdojnë punën e tyre për të në këto katër vite, Fjala ime do të jetë shprehje për suksesin e të gjithë partisë”,
Dajko, një 60-vjeçare nga Saranda që nuk është marrë kurrë me politikë, dhe që u kandidua fiktivisht në Tiranë, do të jetë deputetja e vetme e Koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”. Kolegji Zgjedhori vendosi vulën konfliktit mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit, duke mos dërguar në Kuvend as Lapajn më të votuarin e listës së hapur, dha as Kleana Xhuvelin, kushërirën e Lapajt nga lista e mbyllur.
Tensione në Kuvend/ Berisha bllokon foltoren, demokratët refuzojnë ngritjen e komisionit për verifikimin e mandateve! Bardhi i prish mikrofonin Taulant Ballës
Në foltore Berisha filloi të akuzonte dhe njëherë PS-së ndërsa Llaho i hoqi fjalën, ndërkohë që u desh ndërhyrja e gardës pas bllokimit të foltores nga ana e demokratëve.
“Nuk lexoji emra te Bajrave, e Pëllumb Gjokës, nuk lexoi emrat e partisë së vërtetë, të krimit. Lexoji Lubi Ballukun…”, tha Berisha drejtuar Vasil Llajos pas leximit të emrave të deputetëve që do të formojnë Kuvendin e ri.
Ndërkohë, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla lexoji 6 propozimet për përbërjen e komisionit të verifikimit të mandateve, ndërsa Bardhi ka prishur mikrofonin.
Propozimet kaluan për votim, ndërsa ka qenë po demokratët të cilët kanë prishur kartonat e kolegëve.
Ngrihet Komisioni për verifikimin e mandateve të deputetëve, PD bojkoton! Seanca rinis në 17:00
“Bazuar në nenin 2 të rregullorës së Kuvendit, në emër të grupit parlamentar të PS-së, propozojmë për Komisionin për verifikimin e mandateve: Milva Ekonomin, Olsi Komici, Aulona Bylykbashi, Hatixhe Konomi, Elton Korreshi dhe Arkend Balla”, njoftoi Balla.
A do ta votojë Peleshin në krye të Kuvendit? Berisha bëhet lëmsh: 10 herë më mirë ai se sa ‘Kamarani’
Berisha tha se nuk do ta votonte në asnjë mënyrë Peleshin. Teksa më pas u ngatërrua dhe deklaroi se është 10 herë më mirë të votosh Peleshin, sesa Kamaranin, një personazh që sipas tij është bandit.
“Absolutisht jo. Të votosh Niko Peleshin aty është 10 herë më mirë se sesa të votosh Kamarani apo bandën e tij në Korçë. Kategorish jo. Më mirë të vinte ai, se të paktën është i sinqertë, jeton si bandit. Ndërsa ky është bandit me post kryetar Parlamenti. Në asnjë mënyrë”, tha Berisha përpara se të futej në Kuvend
PD kthehet në Kuvend me ‘avazin’ e vjetër, shpalos pankarta me akuza kundër PS
Formohet Sekretaria e Përkohshme në Kuvend, deputetja e PD-së bojkoton! Nuk i bashkohet kolegeve socialiste
PS ulet edhe ‘djathtas’ për herë të parë në Kuvend
Nis Kuvendi/ Vasil Llajo drejton seancën e parë: Duhet bashkëpunim! Anëtarësimi në BE nuk është mision i një partie, por kombëtar
“Sot sipas kushtetutës, më është besuar detyra e nderuar për të hapur këtë seancë të parë. Ky është moment solemn sepse fillon kapitulli i 4 viteve të ardhshme ku do të shkruhet historia e vendit tonë. Këtë e shoh si simbol se jeta politike nuk ndërtohet vetëm mbi energjinë e rinisë, dhembshurinë e përvojës por mbi bashkëpunimin e të dyjave. Kemi nevojë për energjinë e brezave të rinj dhe maturinë e atyre që kanë parë më shumë. Me profesionin tim si mjek, kam mësuar se shërbimi ndaj njerëzve është rruga më e ndershme. Kjo duhet të jetë filozofia e punës tonë. Politika ka kuptim vetëm kur prek jetën reale të njerëzve. Kjo legjislaturë është e re në përbërje, qytetarët duan më shumë nga ne, politikë më pranë njerëzve. Është detyra jonë që këtë besim ta kthejmë në realitet. Qytetarët duan rezultate që ndihen në familjet e tyre. Të ndërtojmë një kulturë bashkëpunimi për çështje të mëdha kombëtare, duhet të kemi turp nëse nuk e bëjmë këtë. Të ndahemi në debate, e bashkohemi në qëllime. Shqipëria sot është më pranë se sot anëtarësimit në BE. Ky është mision historik i kësaj legjislature. Ky nuk është mision i një partie, por kombëtare, për të cilin do të na gjykojnë brezat që vijnë. Le të dëshmojmë se dimë të bëjmë politikë të pjekur, ku nuk mungon debati por kur fjala e fundit është interesi i vendit.”, tha ai.
Bojkot në zgjedhjet e parakohshme të Tiranës? Berisha: Është një opsion! Ogerta u shkri në dënese kur mori vesh lajmin se do jetë kandidate
“Vendimet do bëhen të ditura. Me Ramën nuk ka kurrë zgjedhje të lira. Ka dy taktika, edhe ajo është një taktikë. Në përpjekjen e betejës, bojkoti është një armë, është një formë, por ndofta forma më e lehtë. Rama për të mbuluar këtë piramidë krimi që ngrihet sot para shqiptarëve në Kuvendin e drogës, nxori përsëri nga qelia Veliajn. Do të tërheqë mediat me probleme bashkisë së Tiranës dhe përmallim madh të Ogertës. U shkri në dënesë Ogerta kur mor vesh lajmin se do të kandidohet. Janë shashka për mediat dhe për opozitën”, tha Berisha.
Gjatë Asamblesë së PS, kryeministri Rama kërkoi shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme për bashkinë e Tiranës duke kërkuar shkarkimin e Veliajt. Kandidate për kryetare e PS, ministrja aktuale e Arsimit Ogerta Manastirliu.
Berisha: Kuvendi i miliarda eurove të vjedhura shqiptarëve, jolegjitim
“Ky është një akt absolutisht me një mjedis legjitim dhe ky është një hap që ne bëjmë në një përpjekje më të fuqishme që opozita ka bërë ne ekzistencën e saj për çlirim e shqiptarëve nga narkodiktatura. Është parlament jolegjitim, ky është kuvendi i miliarda eurove të vjedhura shqiptarëve, ky është kuvendi i dhunimit të fjalës së lirë. Hap më legjitim se ky që bën sot PD nuk ka, por ne e kemi betejë, zotohemi të vazhdojmë këtë betejë me të gjitha forcat tona”, tha Berisha
Konstituimi i Kuvendit të ri, të pranishëm dhe ndërkombëtarët! Mbërrin në parlament Nancy vanHorn
Ndërkohë, në ambientet e Kuvendit sapo ka mbërritur dhe e ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nancy van Horn.
Sara Mile në Kuvend, vendos në qafë shallin me akuzat e opozitës: Simbolizon baltën që kanë hedhur mbi mua
“Kam vënë një shall sot, nuk e kam thjeshtë aksesor, është gjithë balta, gjithë akuzat gjithë paragjykimet që janë hedhur për mua gjatë gjithë kësaj rruge.
Kam një mesazh për të gjitha vajzat që në jetë nuk të përcakton aspak balta, por të përcakton puna.
Edhe tani në punët e parlamentit do të keni mundësi të më njihni, do më njohi dhe opozita dhe shpresoj që të kenë guximin të kërkojnë dhe ndjesë kur t shohin se kush është Sara në punët e parlamentit”, tha Sara Mile.
S’do jetë më ministër drejtësie, Manja: Jemi në procesin e integrimit, Komisionin i Ligjeve do mbajë peshë të madhe
Manja: Qoftë një legjislaturë e mbarë.
Gazetarët: Pse iu largoi Rama?
Manja: Kryetar i komisionit të ligjeve. Jemi në procesin e integrimit, Komisioni i Ligjeve do jetë komision që do mbajë peshën më të madhe për afrimin e legjislacionin me BE, jam natyralisht aty ku duhet të jem.