Sot u zhvillua ndeshja ndërmjet Shkëndijës dhe Bashkimit. Në këtë ndeshja u shënuan tre gola për rezultatin përfundimtar 2-1, transmeton Gazeta17shkurti.com
Sot është planifikuar edhe ndeshja ndërmjet Vardarit dhe Makedonija Gj.P. në ora 19:00.
Nesër do të luhen edhe dy ndeshjet tjera të kësaj jave. Shkupi do të jetë mysafir i Akademia Brerës, ndërsa Sileksi do të pret Rabotniçkin. Të dy ndeshjet do të fillojnë prej orës 15:30.
Struga do të përballet me Tikveshin të dielën duke filluar prej orës 15:30, ndërsa Pelisteri kundër Arsimit në ora 19:00.
Ndryshe, në 1/8 e finales janë kualifikuar 16 ekipe: Shkëndija, Shkupi, Tikveshi, Bashkimi, Pelisteri, Rabotniçki, Sileksi, Makedonija Gj.P., Vardari, Struga Trim&Lum; Bregallnica, Ohri, Detoniti, Shkëndija Haraçinës, Bellasica dhe Novaci.
Kampion i Ligës së Parë në sezonin 2024/25 është shpallur Shkëndija e Tetovës, ndërsa Vardari është fitues i Kupës. Në sezonin 2025/26 në Ligën e Parë do të luajnë Shkëndija, Struga, Shkupi, Bashkimi dhe Arsimi që u kualifikua nga Liga e Dytë për herë të parë.