Rreth 2 mijë objekte arkeologjike, të zbuluara ndër vite në territorin e Lezhës, do të dalin nga bodrumi i bibliotekës dhe do të ekspozohen në një muze arkeologjik, i cili ka nisur të ndërtohet ne afersi të kalasë së qytetit. Investimi po realizohet me financim të Bashkimit Evropian dhe do të jetë një ndërthurje mes historisë, identitetit dhe potencialit turistik të Lezhës, duke sjellë në vëmendje rrënjët e lashta të këtij qyteti 2400 vjeçar. Punimet u inspektuan nga Kryetari i Bashkisë, Pjerin Ndreu sipas të cilit ekspozimi i objekteve arkelogjike në këtë muze do të shërbeje për tërheqjen e më shumë vizitoreve.
Punimet për ndërtimin e muzeut arkeologjik të Lezhës janë parashikuar të përfundojnë ne dhjetor te ketij viti.
Ne muzeun e ri do të ekspozohen artefakte prej qeramike, guri, mermeri, hekuri dhe bronxi, të cilët përfaqësojnë një periudhë kohore që nis nga epoka e bronzit, vijon në atë të hekurit dhe arrin deri në Mesjetën e Vonë.Puna për konservimin e tyre ka nisur prej muajsh, ndërsa këto gjetje konsiderohen me vlera të jashtëzakonshme historike dhe kulturore për trashëgiminë e qytetit dhe të gjithë rajonit.