Në Tiranë, nga datat 9 deri më 25 tetor, do të mbahet Festivali i Parë Ndërkombëtar i Vallëzimit i organizuar nga kompania e koreografit shqiptaro-francez, Angjelin Preljocaj.
Mesazhi i tij është shpërndarë nga Kryeministri Edi Rama, që thotë se në këto data në Tiranë, do të shfaqje vallëzimi për publikun shqiptar në vende të papritura dhe të veçanta të Tiranë.
“Me ftesën e vetë yllit botëror të koreografisë, shqiptaro-francezit Angjelin Preljocaj, për të marrë pjesë në një festë të vërtetë të vallëzimit modern, në 10 hapësira publike surprizë të kryeqytetit, nga 9 – 25 tetor, ju uroj të diel të qetë”, ka shkruar Kryeministri në Facebook.
Nga ana tjetër, koreografi ka falenderuar Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Bashkinë e Tiranës dhe Bashkimin Europian që kanë kontribuuar për këtë iniciativë.
“Këtë tetor, le të mbushim së bashku Tiranën me bukurinë dhe energjinë e vallëzimit”, mbyll mesazhin koreografi Angjelin Preljocaj.