10
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com
Tek Gjykata Speciale për Kosovën në Hagë, këtë të diel pasdite është zhvilluar një protestë, raporton media holandeze AD.nl.
Sipas raportimit, grupe demonstruesish janë mbledhur pranë objektit në Raamweg, ku kanë bllokuar qarkullimin. Për shkak të situatës, policia ka qenë e pranishme në numër të madh për të menaxhuar tubimin dhe për të ruajtur rendin publik.
AD.nl thekson se protesta është zhvilluar pranë asaj që në Holandë njihet si “Kosovotribunaal” – term që përdoret për Gjykatën Speciale, ku po mbahen proceset gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazeta17shkurti.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com