Me mbajtjen e konferencës së gjashtë ndërqeveritare, vendi ynë nis zyrtarisht negociatat për 4 kapituj: Politika e transportit, Energjia, Rrjetet trans-evropiane, Mjedisi si dhe ndryshimet klimatike.
Kos vlerësoi ritmin e Shqipërisë në rrugën drejt BE, duke thënë se nëse vendi ynë ecën me këtë shpejtësi, hap të gjithë kapitujt brenda këtij viti. Teksa i tregoi kryeministrit murin e zgjerimit, ku shënuan edhe hapjen e katër kapitujve, Kos tha se përkushtimi i qeverisë shqiptare është mbresëlënës. Ministrja daneze për Çështjet Evropiane, Marie Bjerre tha se vendi ynë ka dhënë rezultate.
“E mbështes fort planin tuaj për të mbyllur negociatat, që do të thotë se do të jenë të gjitha me ngjyrë të gjelbër deri në vitin 2027, dhe pastaj, sigurisht, do t’ju kemi në BE sa më shpejt të jetë e mundur. Për mua është thellësisht mbresëlënës përkushtimi, juaji personalisht sepse kjo lidhet me drejtimin dhe ekipit që po ecën mirë. Urime, privilegj për mua të punoj me ju.”, u shpreh Kos.
Kryeministri, teksa shprehur falenderime për mbështetjen, nuk kurseu batutat.
“Dua të falendderoj që na rri gjithmonë mbi kokë për t’u siguruar që të mos shpërqendrohemi dhe që të mos mendojmë në përmasë më të madhe për veten nga çduhet.”, tha Rama.
Këta katër kapituj i shtohen 24 të tjerëve të hapur brenda më pak se një viti, ritëm që kryeministri Rama e ka cilësuar si “rekord absolut” në historinë e negociatave. Deri tani, Shqipëria ka çelur 5 nga 6 grupkapituj kryesorë: Themeloret, Marrëdhëniet me Jashtë, Tregun e Brendshëm dhe Konkurrueshmërinë me Rritjen Gjithëpërfshirëse, “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”.
Konferenca e ardhshme ndërqeveritare, e planifikuar më 2 tetor, do të përqendrohet tek grupkapitulli i fundit “Bujqësia dhe Kohezioni”. BE është shprehur optimist se Shqipëria mund të realizojë integrimin e plotë deri në vitin 2030, ndërsa kryeministri Rama e ka shpallur anëtarësimin në union prioritet të mandatit të tij të katërt qeverisës.
Kos: BE, përgjegjësi për të mbështetur Shqipërinë! Rama: Do na duhet të rishpikim veten! Kapitujt e Agjendës së Gjelbër, sfidues. Kemi një ministri vetëm për mjedisin

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama tha se kapitujt e Agjendës së Gjelbër janë sfiduese dhe se në këto dy vite do të duhet që ‘të rishpikin vetveten’. Duke marrë parasysh faktin se këto kërkesa për grupkapitullin e Agjendës së Gjelbër, Rama tha se tashmë kanë edhe një ministri më vete vetëm për mjedisin.
Marta Kos: Nuk është e lehtë të çelësh kapitujt, por edhe e vështirë t’i mbyllësh. Jemi të sigurt se jemi në rrugë të mbarë. Shqipëria duhet të japë rezultate me reforma dhe të sjellë gjithçka që është e nevojshme që të mbyllë kapitujt. Vizioni i kryeministrit tuaj është të përmbyllim nëgociatat në fund të vitit 2027, e mbështesim këtë vizion çka do të thotë se në momentin që kemi këtë kandidat kaq të zellshëm, është edhe përgjegjësia nga ana jonë që t’i mbështesim me energjinë dhe fuqinë njerëzore në Bruksel.
Marie Bjerre: Kur çelim grupkapitujt, 5 tashmë nga 6, në një kohë kaq të shkurtër, e kemi bërë se kapacitet administrative të Shqipërisë janë të gatshëm që ndërkohë që ecim para, Shqipëria bëhet pjesë e BE. Nuk keni vikingët nga ana juaj, por të gjithë BE. Të gjithë shtetet anëtare mbështesin Shqipërinë. Një e ardhme e BE me Shqipërinë është e rëndësishme për të gjithë ne.
Edi Rama: BE është bekim për një vend si i yni dhe për vende si i yni në rajon. Përmes BE ne mund të marrim të gjithë dijen për të ndërtuar institucionet, shtetin që jep dhe ofron për qytetarët e vet përtej individualeteve dhe kjo është e jashtëzakonshme. Për ta bërë këtë, BE të jep mjetet për rishpikur veten si komb, vend e shtet. Në këtë proces besoj se BE na ka ndihmuar ne si shumicë të rishpikim veten dhe këto dy vite sfida do të jetë ë rishpikim veten duke u afruar gjithmonë e më parë në mënyrën tonë të të qenit me kërkesat ashtu si kërkesat e këtij grupkapitulli që janë sfiduese. Kërkesat janë sfiduese edhe për shtetet anëtare për të ruajtur standartet dhe i mbrojtur. Sfida jonë është të rishpikim veten deri në fund dhe kjo është arsyeja pse përmenda se tanimë kemi ministri më vete vetëm për mjedisin, me një ekip që është rritur gjatë detyrës, me ministër të ri që është negociatori nga pala jonë dhe tashmë i duhet të gjejë negociator që ta shoqërojë dhe sigurisht kjo nuk do të ishte diçka që disa vjet më patrë do ta kisha marrë në konsideratë. Por sot është e qartë, është proces të mësuar për të gjithë ne dhe duhet të jemi të përulur, të përkushtuar ndaj punës dhe ta duam Evropën me gjithë pasionin tonë.
Hapen negociatat për ‘Agjendën e Gjelbër’, Rama: Hera e parë që zgjedhim me kë do martohemi, kjo është perandoria ku duam të jemi pjesë

“Kam shumë mirënjohje me të cilën dua të them disa fjalë duke nisur nga falënderimi për ju, për mbështetjen dhe që jeni siguruar të mbahet premtimi që kur japim rezultate shpërblehemi. Sot çelem një tjetër grupkapitull, që në fakt përbejnë 5 grukapituj në 11 muaj dhe mesa di unë, ky është një rekord. Pres me padurim të çelim grukapitullin e fundit para mbylljes së këtij viti. Me shpresë do ta bëjmë sëbashku. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me marrjen e një shpërblimi njëherë e përgjithmonë, por të realizojmë çdo ditë. E dimë që ka sfida dhe duhen bërë përpjekje, por e dimë që nuk ka asnjë rrugë tjetër. Kjo është hera e parë për ne në histori që zgjedhim lirisht me këtë duam të martohemi. Jemi martuar me detyrim me perandor të tjera në të shkuarën, kjo është një perandori pjesë e së cilës duam të jemi”, tha Rama.
Hapja e grupkapitujve, Marie Bjerre: Shqipëria ka treguar se e sheh të ardhmen e saj në Europë! Ju po jepni rezultate
“Konferenca e sotme dëshmoni se zgjerimi po ecën përpara dhe tregon se reforma të vërteta sjellin rezultate të vërteta. Shqipëria ka treguar se e sheh të ardhmen e saj në Europë, ju po jepni rezultate dhe meritoni që këto t’iu njihen. Ka ende shumë punë, por sot është një gur kilometrik dhe drejtimi është i qartë.
Danimarka do të bëjë çmos për të çuar përpara zgjerimin, mbetet thelbësore që vendet kandidate të bëjnë realizime të reformave dhe të përmbushjes së kritereve të Kopenhagë. Shqipëri vazhdoni më tej me punën e mirë”, tha Marie Bjerre.
Marta Kos nga Brukseli: Ecuria e Shqipërisë, mbresëlënëse! Sot një hap më pranë drejt objektivit të anëtarësimit

“Shpejtësia e Shqipërisë është mbresëlënëse. Ende nuk kam bërë një vit në këtë detyrë dhe është hera e katërt që hapim kapitujt. Kjon a çon në 5 grupkapituj dhe 28 kapituj të çelur. Ka mbetur edhe një dhe s’kam dyshim që do ta bëjmë këtë gjë së shpejti. Shtetet anëtare janë të përkushtuar që të shënojnë progress kur të përmbushen kriteret. Po të përdorja termin, do të jetë më shpejt, lart e fort dhe një punë në ekip. Ka një trekëndësh të fortë që mbështet procesin e zgjerimit në tërësi. Ky rezultat është rrjedhojë e punës së autoriteteve shqiptare që kanë çuar para reformat, dhe sidomos gjatë këtij viti. Reformat që u kërkojnë kandidatëve kërkojnë ndryshime themelore. Vendi juaj po tregon se mund të bëhet. Dhe se BE e shpërblen këtë ndryshim pozitiv. Vazhdoni kështu me këtë ritëm duke u siguruar që të përfshini parlmentin, shoqërinë ciivle …. Sidomos për fusha kritike si reforma në drejtësi pavarësia gjyqësore. Në momentin që të çelim të gjithë, do të nisi menjëherë që t’i mbyllim sa më shpejt dhe brenda 2027. Agjenda e gjelbër, reformat që përmban ndihmojnë që rritja ekonomike e Shqipërisë të shkrojë krah për krah me mbrojtjen e pasurisë natyrore të Shqipërisë.”, tha mes të tjerash Kos.
Kos para takimit në Bruksel: Shqipëria po tregon se me lidership të fortë, ndryshimi është i mundur

Ajo tha se nëse ecet me këtë shpejtësi, grupkapitujt mund të happen brenda këtij viti. Kos vlerësoi lidershipin e kryeministrit Rama, ndërsa shtoi se nëse vendi vijon me këto rezultate, Komisioni Evropian do të ofrojë mbështetjen e tij.
“Shqipëria po tregon se me një lidership të fortë, ndryshimet pozitive janë të mundshme. Dhe një gjë është më e rëndësishme, ne shohim dallime midis vendeve kandidate dhe e rëndësishme është roli i lidershipit. Nëse lidershipi po tregon orientim pro-evropian, qytetarët kanë ndjesinë se vendi po lëviz në drejtimin e duhur. Qëllimi i qeverisë së Shqipërisë është të përfundojë negociatat deri në fund të vitit 2027. Komisioni Evropian po e mbështet këtë vizion të qeverisë së re të kryeministrit Edi Rama.”, tha Kos.
Rama dhe Kos shënojnë hapjen e 4 kapitujve të ‘Muri i zgjerimit’! Komisionerja: Shqipëria ka ecur shpejt! Kryeministri: Faleminderit që na rri ‘mbi kokë’
Kryeministri Rama, teksa shprehu falenderime për Kos, tha se ajo po u qëndron mbi kokë që të mos shpërqendrohen.
Pjesë nga diskutimi:
Marta Kos: I dashur Edi, ky është muri i zgjerimit. Sigurisht, tani jemi të përqendruar tek kjo pjesë, sepse ky është vërtet një përjashtim i mënyrës si e bënim këtë. Shqipëria ka ecur kaq shpejt. Kur erdha në dhjetor, thuajse gjithçka ishte me të kuqe. E kuqja tregon që nuk është hapur ende, e verdha që është hapur dhe e gjelbra që është mbyllur provizorisht. Mesa duket sapo kemi çelur një tjetër grupkapitull. I dashur Edi kemi nderin që ndërsa unë heq të kuqen, ju do të vendosni ngjyrën e re.
Edi Rama: 4, kanë mbetur edhe pesë dhe çelen të gjitha.
Marta Kos: Sigurisht brenda këtij viti sipas planit dhe e mbështes fort planin tuaj për të mbyllur negociatat që do të thotë se do të jenë të gjitha me ngjyrë të gjelbër deri në vitin 2027, dhe pastaj, sigurisht, do t’ju kemi në BE sa më shpejt të jetë e mundur. Për mua është thellësisht mbresëlënës përkushtimi, juaji personalisht sepse kjo lidhet me drejtimin dhe ekipit që po ecën mirë. Urime, privilegj për mua të punoj me ju.
Edi Rama: Dua të falendderoj që na rri gjithmonë mbi kokë për t’u siguruar që të mos shpërqendrohemi dhe që të mos e mendojmë në përmasë më të madhe për veten nga çduhet.
Rama ndan foto me Kos: Padurim për të hapur edhe 4 kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësimin në BE
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi ne rrjetet sociale teksa ka publikuar disa foto me komisioneren europiane Marta Kos, është shprehur se pret me padurim për të hapur edhe 4 kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësimin në BE.
Kreu i qeverisë ndër të tjera thekson se ky është një ritëm rekord vetëm në 11 muaj.
“Mirëmëngjes dhe me padurimin e sotëm për të hapur edhe 4 kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në BE, që i shtohen 24 kapitujve të hapur në vetëm 11 muaj, një ritëm rekord, ju uroj një ditë të mbarë, shkroi Rama në rrjetet sociale.