Orët e pasdites do të sjellin zhvillim të mëtejshëm të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu në të gjithë territorin e vendit. Po ashtu edhe gjatë natës reshjet do të mbeten dominante në territor. Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 7°C temperatura më e ulët në verilindje të territorit deri në 27°C vlera më e lartë në rang vendi. Era do të fryjë mesatare deri e e fortë në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht verior, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim mbi 3 ballë.