FIFA e ka zyrtarizuar vendimin, Serbia dhe Shqipëria do të luajnë më 11 tetor para një numri më të vogël spektatorësh në Leskovac. Kapaciteti i tifozëve në tribuna do të reduktohet me 20 përqind. Praktikisht, 6,500 spektatorë do të jenë në gjendje të hyjnë në tribuna, pra që do të jetë një numër minimal i tifozëve.
Sfida vlen për Grupin K kualifikues në Kupën e Botës.
“Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka lëshuar një vendim për të gjobitur Shoqatën e Futbollit të Serbisë me shumën prej 80,000 frangash zvicerane për incidente që lidhen me rendin dhe sigurinë, si dhe për sjellje të papërshtatshme dhe diskriminuese të disa tifozëve gjatë ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës FIFA 2026, Serbi 0-5 Angli, të luajtur më 9 shtator 2025 në stadiumin ‘Rajko Mitić’, Beograd.
Përveç gjobës, Shoqata e Futbollit të Serbisë është urdhëruar të luajë ndeshjen e radhës përzgjedhëse të FIFA (kundër Shqipërisë në Leskovac) me një numër të kufizuar spektatorësh. Në atë rast, të paktën 20% e kapacitetit të tribunave do të jetë e mbyllur, kryesisht pas portave”, thuhet në vendimin e FIFA-s.