Kombëtarja shqiptare ka nisur këtë të hënë grumbullimin për dy ndeshjet e tetorit, kundër Serbisë më 11 për kualifikueset e Botërorit dhe kundër Jordanisë më 14 miqësore në Air Albania.
Kombëtarja nis përgatitjet për Serbinë, Sylvinho me grup të cunguar në stërvitjen e parë! Hysaj, Daku dhe Ajeti punë të diferencuarStervitja e parë e Kombëtares
Në seancën e parë stërvitore trajneri Sylvinho ka punuar pothuajse me grupin e përgjysmuar, pasi ende shumë lojtarë të thirrur në kombëtare nuk kanë mbërritur me Tiranë.
Trajneri i kombëtares punoi pa Thomas Strakoshën, Ivan Balliun, Enea Mihajn, Arbër Hoxhën, Jasir Asanin dhe Armando Brojën. Hysaj, Daku dhe Ajeti bënë stërvitje të diferencuar, duke vrapuar rreth fushës, ndërsa Ardian Ismajli ka humbuar grumbullimin për shkak se nuk është rikuperuar.
E marta pritet të jetë dita kur Sylvinho të ketë të gjithë grupin në dispozicion, me 24 futbollistët e grumbulluar.