Projektligji për ‘Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve’ u prezantua këtë të mërkurë në Komisionin e Ekonomisë, nga ministri i Mjedisit Sofjan Jaupaj, i cili theksoi se synohet që brenda vitit 2028, të krijohet e gjithë infrastruktura e trajtimit të mbetjeve, për të cilën përgjegjës do të jetë një  ‘Operatori Kombëtar’.

 

Për herë të parë ministri i Mjedisit u përgjigj edhe për inceneratorët, se çfarë do të ndodhë me ato, pas pyetjes që ngriti deputeti i PS-së Erion Braçe.

“Pse nuk vihet në punë inceneratori i Fierit, për të zhdukur pirgjet me mbetje që janë krijuar? Pse kjo agjencia e pronave të konfiskuara nuk e vë në punë këtë?”, ishte pyetja që i bëri deputeti i PS-së Erion Braçe.

Një nga objektivat e këtij ligji është ndarja e mbetjeve në burim, kompetencë që është tërësisht në dorë të pushtetit vendor, të cilat duhet të promovojnë ndarjen e mbetjeve që tek familjet, pasi në impiantin përfundimtar të incenerimit, do të shkojnë vetëm ato mbetje që kanë kaluar të gjitha fazat nga ripërdorimi apo riciklimi.