Afati i fundit për regjistrimin e personave të sëmurë dhe të pafuqishëm për të votuar në zgjedhjet lokale të vitit 2025 më 19 tetor, skadon sonte në mesnatë. Megjithatë, më 14 tetor skadon afati për regjistrimin e personave që dëshirojnë të votojnë në zgjedhje dhe që vuajnë masën e arrestit shtëpiak.
Sipas orarit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, një votues që nuk është në gjendje të votojë në qendrën e votimit, një person i pafuqishëm ose i sëmurë, dhe që dëshiron të votojë në zgjedhje duhet të njoftojë Komisionin Komunal të Zgjedhjeve jo më vonë se shtatë ditë para ditës së caktuar për votim – 10 tetor në mesnatë.
Për t’i mundësuar personit të votojë në shtëpi, dokumentacioni i duhur mjekësor duhet të dorëzohet në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve.
Personat e pafuqishëm ose të sëmurë, personat në arrest shtëpiak, të burgosurit dhe personat në azile pleqsh votojnë të shtunën, më 18 tetor, një ditë para ditës së caktuar për votim në zgjedhje. Bordet zgjedhore kryejnë votimin në shtëpitë e të sëmurëve dhe të pafuqishëm dhe të personave në arrest shtëpiak.
Numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar në Listën e Votuesve në Maqedoni për zgjedhjet lokale të vitit 2025 është 1,832,415 votues. Nga këta votues, 1,717,803 votues janë të regjistruar në ekstraktet e Listës së Votuesve, ndërsa 112,000 votues janë të regjistruar në Listën e posaçme të Votuesve për personat që punojnë ose banojnë përkohësisht jashtë vendit, 2,162 votues që vuajnë dënimin me burg ose janë në paraburgim dhe 450 votues nga azilet e pleqve. Votimi në diasporë nuk zhvillohet në këto zgjedhje.