Vlorë
Surpriza e këtyre zgjedhjeve është Brunilda Mersini, hera e parë që një grua synon drejtimin e bashkisë. Mersini, ish-drejtoreshë e spitalit rajonal të Vlorës u zgjodh deputete në këtë legjislaturë dhe duhet ta dorëzojë mandatin pa e shijuar as 2 muaj. Kryeministri Edi Rama ka theksuar se “qëndrimet i ka si burrë”, duke i dhënë peshë kandidaturës së saj. Përballë Mersinit në Vlore do të jetë Dionis Sota, aktivist i shoqatës “Arta”, kandidat i pavarur i mbështetur nga PD dhe Adriatik Lapaj, pa përvojë politike.

 

Cërrik
Në Cërrik, gara do të jetë mes tre kandidatëve. PS ka propozuar Florenc Dokën, jurist dhe ish-drejtor i burgut të Peqinit, ndërsa PD mbështet Amarildo Hoxhën, mjek i ekipit të futbollit të Elbasanit, kandidat i pavarur. Këtu, lëvizja “Shqipëria Bëhet” synon të hyjë në garë kandidat të sajin, Eligert Himën, kriminolog i sapokthyer nga Italia.

 

 

Tepelenë
Për Bashkinë e Tepelenës, PS ka zgjedhur Gramoz Sako, ish-Komandant i Gardës së Shqipërisë për 11 vjet, e që së fundmi merrej me biznes. PD mbështet Gabriel Gumën, një arkitekt 26-vjeçar i kthyer në vendlindje, i cili synon të sjellë frymë të re në qeverisjen lokale.

 

 

Mat
Në Mat, PS do të kandidojë Altin Bojnin, financiar, cili ka mbajtur një sërë postesh drejtuese në nivel lokal, ndërsa PD mbështet Eduart Brahlikën, avokat me reputacion të mirë në zonë, kandidat i pavarur.

 

 

Berat
Kryetari i komanduar i bashkisë së Beratit, Ervin Ceca, ekonomist me profesion, kërkon të zgjidhet kryetar nën siglën e PS. Përballë tij do të jetë në kampin opozitar do të jetë biznesmeni Pavlo Shkarpa, që po kërkon ndryshim në drejtimin lokal.