Në këto zgjedhje lokale për kryetar të Komunës së Bogovinës garojnë dy kandidatë, kryetari aktual i komunës Besnik Emshiu nga AKI dhe Feti Abazi nga VLEN. Në Komunën e Bogovinës këto zgjedhje të drejtë vote kanë 29,088 qytetarë. Portalb.mk ka analizuar premtimet e Emshiut dhe Abazit nga programet e tyre.
Sipas anketës së Portalb.mk për problemet e kësaj komune, qytetarët kanë vlerësuar si problem më të madh me 23,2% infrastrukturën (rrugët, parkimi, komunikacioni, ndërtimet), me 19,7% shërbimet komunale (uji i pijshëm, grumbullimi i mbeturinave, ndriçimi publik, pagesat e taksave), me 19,6% mjedisin (mbeturinat/deponitë, ndotja e ajrit, ndotja e ujit, ndotja e tokës), me 15,2% korrupsionin dhe nepotizmin (punësimi i kuadrove partiake, ndarja e tenderëve dhe mjeteve buxhetore, mito), me 14,3% arsimin (kushtet në shkolla, politizimi, mungesa e stafit), dhe problemet tjera me 7,9%.
Infrastruktrura
Premtimet në programin 2025/2029 të Feti Abazit për infrastrukturën:
Kallnik: Bazen i ri për ujë të pijëshëm dhe rregullim i rrjetit. Asfaltim i rrugës Kallnik – Pallçisht. Kanalizim. Hapja e rrugës malore mbi fshat. Kënd lojërash.
Çiflik: Asfaltimi i fushës së sportit dhe kënd lojërash. Rikonstruimi i rrugës dhe vendosja e bankinave sipas standardit.
Pallçisht: Përfundimi i projektit për ujin për pije përfshirë kaptimin dhe rrjetin në fshat. Rregullimi i shtratit të lumit. Kanalizim. Plan urbanistik. Rikonstruim i rrugës Pallçisht i Poshtëm.
Novak: Ndërtimi i rrugës mbi xhaminë te varrezat. Ndërtimi i kanalit te xhamia. Rikonstruimi i rrugës kryesore në fshat.
Kamjan: Rikonstruimi i rrugës prej te restorant Elita deri në qendër. Rikonstruimi i qendrës. Zgjerimi i urës në rrugën rajonale R402. Vazhdimi i ndërtimit të shtratit të lumit. Rikonstruimi i rrjetit të ujit. Rregullimi i pusetave të tubacionit kresor të ujit. Sigurimi dhe rrethimi i rezervoarit për ujë. Ndërtimi i rrugës Kamjan – Sedllarcë. Përpilimi i projektit themelor për ujëvarat e Kamjanit dhe përkrahja financiare për mirëmbajtjen dhe zhvillimin e tyre. Plan urbanistik.
Sedllarcë e Epërme: Kanalizim. Hapja e kanalit për ujitje nga autostrada deri te kanali. Ndërtimi i rrugës prej Sedllarcë për Bogovinë.
Siniçan: Përfundimi i projektit të ujësjellësit, përfshirë projektimin, kaptimin dhe filtrat. Rregullimi i rrugës dhe ujërave atmosferik prej te bukëpjekësi deri te vendi i quajtur Bunari. Ndërtimi i rrugës lidhëse me Siniçanin e Epërm.
Jellovjan: Rikonstruimi i rrugës Kamjan – Jellovjn. Zëvendësimi i rezervuarëve prej plastike me ato të betonit. Asfaltimi i terrenit sportiv.
Urviç: Ndërtimi i murrit mbrojtës poshtë fshatit. Rikonstruksioni i rrugës Bogovinë – Urviç – Novosellë.
Novosellë: Rikonstruimi i rrugës Bogovinë -Novosellë dhe vendosja e bankinave. Përfundimi i rrugës së shkollës. Rikonstruimi i rrugës brenda fshatit. Rikonstruimi i stadiumit. Rikonstruimi i rrugës lokale Novosellë.
Sellcë: Rikonstruimi i rrugës në fshat me begatona. Zgjerimi i rrugës deri te mulliri. Rekonstruimi i rrjetit të ujit.
Bogovinë: Ndërtimi i shtratit të lumit dhe rregullimi holikulturor i bregut të lumit. Rrikonsruimi i rrugës lokale “Prekovec”. Ndërtimi i fushës sportive multifunksionale te stadiumi futbollit. Zgjidhja e parkingut në qendër. Rikonstruksioni i rrugës që lidhet me rrugën ndihmëse të autostradës. Ndërtimi i lidhjes së rrugës Sedllarcës me aksin kryesor. Zgjerimi i rrugës Bogovinë -autostradë. Zgjerimi dhe adoptimi i qendrës rekreative sportive rrugës Sellcës. Shtimi i kapacitetit të ujit, projekti i sumrekës. Rregullimi i trasesë së rrugës malore të Liqenit të Bogovinës.
Zherovjan: Rregullimi i kanalit të ujërave në fshat. Rikonstruim i sallës sportive. Rikonstruim i rrugës së fushës prej Zherovjani deri në rrugën rajonale me Radiovcën. Rikonstruim i fushës sportive përfshi edhe rrethojën. Kënd lojërash për fëmijë.
Pirok: Ndërtimi i objekteve përcjellëse te stadiumim tribuna, zhveshtore, rrethimi. Kanalizimi fekal. Ndërtimi i rrugës së fushës. Shëtitore për te rruga e re. Rikonstruimi i tubacionit të ujësjellësit. Ndërtimi i kanait për ujëra atmosferik.
Rakovec: Ndërtimi i rrugës Bogovinë – Rakovec. Kanalizim fekal. Plan urbanistik.
Premtimet në programin 2025/2029 të Besnik Emshiut për infrastrukturën:
Fshati Kamjan: Rikonstruimi dhe asfaltimi i rrugës lokale prej te Restaurant Elita deri te hyrja e ujëvarave. Rikonstruimi i rrjetit primar të ujësjellësit si dhe vendosja e orëmatësve. Ndërtimi i rrugës prej te rruga rajonale 402 deri te objekti administrativ i komunës. Vazhdimi i kanalit të ujërave atmosferik prej te hyrja e stadiumit deri te autostrada. Ndërtimi i trotuarit prej te rruga 402 në drejtim të autostradës si dhe prej te varrezat deri në v.b. Sellarcë e Epërme. Ndërtimi i kanalit te pompa e benzinës në drejtim të fushave. Vazhdimi i kanalit të ujërave atmosferik prej te hyrja e stadiumit deri te autostrada. Ndërtimi i kanalit te pompa e benzinës në drejtim të fushave. Ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza për të gjithë vendbanimet e komunës.
Sellarcë e Epërme: Lidhja e rrjetit elektrik për te zona për mbi urë. Kyçja e ujit për te zona për mbi urë.
Zherovjan: Rregullimi i kanalit në brendi të fshatit. Rregullimi i rrugës për te NEPTUN PETROL. Intervenim te rrjeti i ujësjellësit për rritjen sasisë së ujit të pijshëm.
Pirkok: Vazhdimi i trotuarit nga kartingi deri në autostradë. Rregullimi i rrugës së fushës (Rruga e Shkupit). Ndërtimi i kanaleve për ujitje në të dy anët e rrugës kryesore që e lidh fshatin me autostradën. Sanimi i burimit të ujit në vendin e quajtur ‘’Ku del ujti’’. Rregullimi i shtratit të lumit nga mekaniku DINO deri te bazeni. Ndërtimi i trotuarit nga qendra e fshatit deri te udhëkryqi për në fshatin Rakovec. Ndërtimi i tregut në Pirok.
Bogovinë: Sigurimi i ujit për pije prej Sumreke deri te bazeni. Pastrimi dhe rregullimi i rrugës Kafeteria Rio Bogovinë-Sellarcë e Epërme. Pastrimi dhe rregullimi i rrugës prej te hekurudha deri te rruga Radiovcë Brvenicë. Rikonstruimi i rrugës prej te ura e hekurt deri te Universali (rruga e Isait). Ndërtimi i urës dhe rruga paralel me lumin e Bogovinës(për te restorant Dardani). Rikonstruimi i rrugës Bogovinë-Zherovjan. Hapja e një rruge të re prej te puça Beqir deri te bazeni. Hapja e rrugës prej te shpia malore deri te burimet e Bogovinës. Rregullimi i shtratit të lumit në pjesën e epërme dhe të poshtme të fshatit. Rregullimi i kanalit atmosferik prej te varrezat deri te kafeteria Rio/
Pallçisht: Sigurimi i ujit për pije, ndërtimi i rrjetit në disa lagje. Mirëmbajtja dhe rregullimi i rrugëve. Pastrimi dhe rregullimi i rrugës prej te shkolla deri te përroi i keq. Pastrimi i hapësirës te Xhamia e Poshtme dhe plan për kënd fëmijësh. Rregullimi i kanaleve atmosferike në të gjithë fshatin.
Novosellë: Ndërtimi me begatona i rrugës nga Kodra e Safetit deri te ujërat e Sharrit (rruga e kanalit mbi fshat). Vendosja e bankinave përgjatë rrugës Bogovinë-Novosellë.
Mjedisi
Premtimet në programin 2025/2029 të Feti Abazit për mjedisin:
Eleminimi i deponive të egra. Mirëmbajta e shtretërve të lumenjve. Krijimi i hapsirave të gjelbra.
Premtimet në programin 2025/2029 të Besnik Emshiut për mjedisin:
Pastrimi i deponisë dhe ndërtimi i një parku publik në rrugën e Jurisë në Pirok. Pastrimi i liqenit të Bogovinës dhe promovimi i tij. Përmirësimi i sistemit të menaxhimit të mbeturinave, rehabilitimi i zonave të ndotura dhe zgjerimi i sipërfaqeve të gjelbra.
Shërbimet komunale
Premtimet në programin 2025/2029 të Feti Abazit për shërbimet komunale:
Krijimi i pikave për wifi pa pagesë nëpër vendbanime. Digjitalizim i shërbimeve komunale. Reformim i NPK Sharri dhe shtimi i kapaciteteve njerëzore. Plan për mirëmbajtjen e rrugëve, sanimin e gropave dhe pastrimin e rrugëve. Ekipe për mirëmbajtjen e ujësjellësve dhe kanalizimeve.
Kallnik: Rritja e efikasitetit energjetik.
Novosellë: Zgjidhja e problemit me hedhurinat.
Urviç: Ujë i pijshëm.
Premtimet në programin 2025/2029 të Besnik Emshiut për shërbimet komunale:
Shërbime komunale më efikase dhe transparente me më shumë digjitalizim dhe më pak burokraci. Ofrim i shërbimeve cilësore për qytetarët nëpërmjet menaxhimit efikas dhe efektiv të burimeve ne dispozicion.
Arsimi
Premtimet në programin 2025/2029 të Feti Abazit për arsimin:
Kallnik: Izolimi i shkollës dhe mirëmbajtja e objektit. Ndërtimi i rrethojës së shkollës.
Çiflik: Legalizimi i objektit dhe statusit të shkollës.
Pallçisht: Çerdhe për fëmijë. Ndërtimi i sallës sportive te shkolla. Ndërtimi i hapsirave shterë së shkollës fillore “Dervish Cara”.
Siniçan: Ndërtimi i murit rrethor te shkolla. Adaptimi i çerdhes.
Novosellë: Ndërtimi shtesë i objektit shkollor “11 Tetori”.
Bogovinë: Ndërtimi i hapsirave shtesë të shkollës fillore.
Pirok: Çerdhe për fëmijë. Ndërtimi i hapsirave shtesë të shkollës “Sami Frashëri”.
Rakovec: Terren sportiv multifunksional te shkolla.
Premtimet në programin 2025/2029 të Besnik Emshiut për arsimin:
Bogovinë: Pastrimi i hapësirës poshtë stadiumit-te shkolla. Furnizimi i kabineteve të shkollës me pajisjet që mungojnë.
Kamjan: Fasadimi i brendshëm i objektit shkollor te sh.f.k Sabedin Bajrami Kamjan. Rikonstruimi i fushës së sportit në sh.f. Sabedin Bajrami Kamjan.
Sellarcë e Epërm: Ndërrimi i karrigeve te shkolla.
Pallçisht: Ndërtimi i sallës së sportit (te shkolla).
Novosellë: Ndërtimi i zyrës së arsimtarëve pranë godinës së shkollë.
Korrupsioni, nepotizmi, transparenca, llogaridhënia
Premtimet në programin 2025/2029 të Feti Abazit për transparencë:
Transmetimi i drejtpërdrejtë i seancave të këshillit komunal. Përfshirje e qytetarëve në vendimmarrje, buxhetin dhe investime kapitale. Krijim i kanaleve të komunikimit të drejtërderjt me qytetarët – online platforma.
Premtimet në programin 2025/2029 të Besnik Emshiut për transparencë:
Përmirësimi i mekanizmave të transparencës dhe pjesëmarrjes qytetare. Vendosja e standardeve të larta për hapjen e proceseve vendimmarrëse, duke siguruar qasjetë plotë dhe të drejtë në informacion për të gjithë.
Probleme tjera
Premtime tjera në programin 2025/2029 të Feti Abazit nga fusha e turizmit, rinisë, sportit, kulturës, mbrojtjes sociale:
Zgjerimi i planeve urbanistike për zonat malore, përkrahje financiare për mirëmbajtjen e ujëvarave në Kamnjan. Përkrahje financiare për promovimin e liqeneve të Bogovinës dhe pikave tjera turistike. Ndërtimi dhe sinjalizimi i stazave malore për këmbësorë. Themelimi i qendrës trajnuese për zanate për nevoja të biznesit. Përkrahja financiare e aktivteteve të qendrës rinore. Mbështetje e prodhuesve vendorë dhe infrastruktura bujqësore. Përfundimi i Qendrës për Kulturë në Kamjan. Themelimi i festivalit veror. Përkrahja e klubeve sportive. Krijimi i komisionit të përbashkët mes komunës dhe mërgatës për implementim të projekteve të përbashkëta. Qendër ditore për moshat e treta. Përmirësimi dhe adoptimi i infrastrukturës publike për qasje më të lehtë për personat me aftësi të veçanta.
Premtime tjera në programin 2025/2029 të Besnik Emshiut nga fusha e rinisë, sportit, kulturës, turizmit, barazisë sociale dhe gjinore:
Ndërtimi i pjesës për atletikë te stadiumi në Kamjan. Rregullimi i qendrës sportive me fusha tenisi, futbolli dhe basketboll në Pallçisht. Ndërtimi i terrenit të hapur sportiv në Zherovjan. Ndërtimi i sallës sportive në Pirok. Rregullimi i qendrës rekretive në Bogovinë me fusha tenisi, futbolli dhe bashketbollli. Përkrahja e shoqatës së gjuetarëve dhe krijimi i terenit për gjueti. Organizimi i javës kulturore në Komunën e Bogovinës. Përkrahja e shoqatës malore Bukuritë e Sharrit gjatë organizimit të turneve për ecje. Rregullimi i shtigjeve malore. Përkrahja e bashkësisë lokale në rindërtimin e ujëvarave në Kamjan. Ndërtimi i qendrës ditore për fëmijë me nevoja të veçanta në Kamjan. Hapja e çerdhes në Siniçan. Hapja e çerdhes në Bogovinë. Ndërtimi i një këndi lojrash për fëmijë te ish deponia te stadiumi në Kamjan.-Rregullimi i një këndi për fëmijë te stadiumi i fshatit në Sedllarcë. Ndërtimi i një këndi për fëmijë në Zherovjan.
Ndryshe, këto janë zgjedhjet e teta lokale që nga pavarësia e vendit.
Rrethi i parë do të mbahet më 19 tetor, ndërsa rrethi i dytë më 2 nëntor.
Fushata për rrethin e parë ka filluar më 29 shtator dhe do të zgjasë deri më 17 tetor, ndërsa fushata për rrethin e dytë do të vazhdojë deri më 31 tetor.