Të gjitha qendrat e venvotimit janë mbyllur në orën 19:00 në 38 komunat e Kosovës. E menjeherë pas mbylljes së vendvotimeve në orën 19:00 janë publikuar rezultatet e Exit Poll-it të Ubo Consulting
Sipas rezultateve të Exit poll-it të Ubo Consulting Prizreni shkon në balotazh. Në balotazh shkon Shaqir Totaj i PDK-së me Arban Abrashin e VV-së. Me vota prin Shaqir Totaj me 43.3 për qind. 30.4 Artan Abrashi me 30.4 përqind. Driton Selmani 11.2 përqind dhe Zafir Berisha me 4.2 përqind.
Në Gjilan, Alban Hyseni, 48.5%, Arbër Ismajli 32.5%, Riad Rashiti 16.2%, Nazim Gagica 2.8%.
Kurse edhe Peja shkon në Balotazh. Në zgjedhjet e 12 tetorit, Gazmend Muhaxheri i LDK-së ka fituar 47.52%, pas tij renditet kandidati i VV-së Taulant Kelmendi 28.27%, Ali Berisha i AAK-së me 16.52% dhe Arta Vokshi Nallbani e PDK-së 7.69%.
Në komunën e Podujevës prinë Shpejtim Bulliqi i LVV-së me 47.7%, Ekrem Hyseni i LDK-së 38,90%. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), në komunën e Podujevës të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 31,892, apo 86 mijë e 668 qytetarë.
Ndërsa në Prishtinë, Përparim Rama ka fituar 34%, ndërsa Hajrulla Çeku i VV-së 32%. Kësisoj në këtë komunë balotazhi, sipas kësaj matje do të zhvillohet mes Ramës e Çekut.
Në ora 19:00 janë mbyllur vendvotimet për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Sipas të dhënave të fundit, pjesëmarrja në zgjedhje nuk ka qenë e lartë.