20
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com
Në stadiumin ‘Chase’ të Floridas, Argjentina fitoi 6-0 në miqësoren kundër Puerto Ricos. Kampionët në fuqi të botës shënuan nga tre gola në secilën pjesë, ndërsa Lionel Messi e dërgoi në 60 numrin e asistimeve me ‘Albicelesten’.
Gjithçka u zhbllokua në minutën e 14-të nga Mac Allister, ndërsa nëntë minuta më vonë Messi asistoi për Montiel. Pjesa e parë do mbyllej 3-0 me golin e dytë personal të Mac Allister.
Në fraksionin e dytë ishte Echevarria që shënoi në portën e tij, para se Lautaro Martinez të shënonte dy gola, njëri me asistin e Messit. Kapiteni i Argjentinës vendos rekord duke asistuar 60 herë me kombëtaren, teksa është dy asistime larg për të kapur numrin 400 të tyre në karrierë.
S.Dh/Shqiptarja.com
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazeta17shkurti.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com