1. JAVA KULTURORE E KAZAKISTANIT, KONCERT NGA ADAM NË TIRANË
Adam, një nga artistët më të njohur të Kazakistanit vjen në Tiranë në koncertin që do të mbahet mbrëmjen e nesërme në orën 19:00 në sheshin “Italia” në Tiranë. Koncerti çel Javën Kulturore të Kazakistranit.
2. EKSPOZITË DHE PREZANTIM I FITUESIT TË ÇMIMIT “ARDHJE 2025”
Mbrëmjen e nesërme në orën 18:00 në galerinë “Zeta” në Tiranë prezantohen finalistët dhe ndahet Çmimi “Ardhje 2025” për artistët bashkëkohorë të arteve vizuale.
3.“MAGJIA E VIZATIMIT” TË GAZMEND LEKËS NË GALERINË FAB
“Magjia e vizatimit” është ekspozita nga Gazmend Leka, që është çelur në Galerinë “FAB” në Tiranë.
5. EKSPOZITË PËR 100-VJETORIN E LINDJES SË MARTIN CAMAJT
“100 Vjet Martin” është ekspozita e çelur në Qendrën për Hapje dhe Dialog pranë Kryeministrisë në kuadër të 100-vjetorit të lindjes së Martin Camajt. E ideuar nga Vlora Ademi ekspozita sjell një udhëtim artistik përmes jetës.
6. “BABAI” E FLORIAN ZELLER NË SKENËN E TEATRIT EKSPERIMENTAL
“Babai” është shfaqja me autor Florian Zeller e përkthyer nga Adriana Tolka dhe me regji nga Erson Zymberi, që do të vendoset në skenën e Teatrit Eksperimental mbrëmjen e sotme dhe nesër në orën 20:00. Në të interpretojnë aktorët: Viktor Zhusti, Egla Ceno, Pjerin Vlashi, Linda Jarani dhe Adriana Tolka.
7. “VITAMINAT E JETËS”, SHFAQJA PËR FËMIJË NË DITËN E USHQIMIT
Të dielën në oraret 10:30 dhe 11:30, në Teatrin e Kukullave, në kuadër të Ditës Botërore të Ushqimit, fëmijët mund të ndjekin shfaqjen “Vitaminat e Jetës
8. “FËMIJËT” ME REGJI TË ERIC VIGNER NË SKENËN E “METROPOLIT”
“Fëmijët” është shfaqja me regji të Eric Vigner dhe e interpretuar nga Luiza Xhuvani, Yllka Mujo dhe Vasjan Lami, që do të ngjitet në skenën e Teatrit “Metropol” mbrëmjen e sotme dhe nesër në orën 20:00.