Eurodeputeti vlerësoi se Shqipëria ka ndërmarrë ndryshime të mëdha, sidomos në sistemin e drejtësisë. Adresoi edhe kritikat ndaj SPAK, teksa tha se punën duhet t’ia lëmë prokurorëve. Kërkoi nga palët që të ulen dhe të referojnë rekomandimet e bëra nga OSBE/ODIHR për zgjedhjet.
Raporti i OSBE/ODIHR për 11 majin, Schieder: S’duhet show politik, palët të ulen dhe të adresojnë rekomandimet
Schieder: Shqipëria zgjodhi mënyrën më radikale për reformimin e drejtësisë
Procesi i integrimit në BE, raportuesi i PE për Shqipërinë: Askush nuk të jep drekë falas
Schieder: Shqipëria zgjodhi formën më ‘radikale’ për të reformuar drejtësinë! Jo show politik, të adresohen rekomandimet e ODIHR për zgjedhjetAndreas Schieder
Shqipëria ka ndërmarrë ndryshime të mëdha. Kështu u shpreh eurodeputeti Andreas Schieder, raportues në Shqipërinë në Parlamentit Evropian në një konferencë pas takimit të 20-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri. Ai tha se Shqipëria është vendi që ka pësuar më shumë ndryshime në 30 vite në kontinent, duke përmendur reformimin e sistemit të drejtësisë.
Vlerësoi punën serioze të bërë në aspektin e drejtësisë, që siç shtoi ai, po hetohet në mënyrë të thelluar kudo, në të gjitha palët, qoftë nga ana e qeverisë, opozitës apo figura të tjera biznesi.
“Pata përshtypjen këtë javë që isha këtu që procesi po bëhet gjithmonë e më mirë. Duket që Shqipëria po merr shumë seriozisht këtë punë, proces, duke hetuar madje në mënyrë të thelluar këdo pavarësisht nëse i përket qeverisë, opozitës apo nëse janë biznesmenë. “, u shpreh eurodeputeti.
Dumani pranoi se është në hetim, zv. kryeministrja Balluku thirret sot në orën 15:00 në SPAK
Më tej, u ndal te çështja e kapitujve, teksa tha se në nëntor pritet të hapet edhe i fundit. Ai shprehu optimizëm që kapitujt me Shqipërinë do të mbyllen deri në vitin 2027, por shtoi se është e rëndësishme që të punojnë të gjitha palët së bashku në këtë proces të rëndësishmë për vendin.
“Çështja është që ka një listë të gjatë kapitujsh që duhen zbatuar. Nga ana teknike ka mundësi që nëntor të hapet kapitulli i fundit, që do të thotë Shqipëria t’i ketë hapur dhe të jetë duke negociuar të gjithë kapitujt dhe në 2026 të jetë viti ku kapitujt të mbyllen njëri pas tjetrit. Ky është një proces shumë strikt, ne shohim nëse janë përmbushur kushtet. Mesa ndoqa kam besim që vitin e ardhshëm shumica e kapitujve do të mbyllen. Që do të thotë në 2027 të kemi mundësinë që të gjithë kapitujt të mbyllen.”, tha ai.
Duke u ndalur më në detaje te reforma në drejtësi, ai tha se Shqipëria ka aplikuar një formë radikale në reformimin e sistemit me vettingun. Sipas tij, SPAK është institucioni më i pavarur, krahasuar edhe me institucione të tilla të ngjashme në vendet e tjera në Evropë. Një koment bëri edhe për kritikat që adresohen ndaj Prokurorisë së Posaçme, sidomos nga persona që janë nën hetim, duke thënë se duhet që t’ia lëmë punën prokurorëve.
“Kam dëgjuar kritika nga disa nën hetim nga SPAK që e kritikojnë, që thonë se duhet të hetojë më shumë nga palët e tjera, partitë e tjera. Ne si politikanë nuk është puna të gjykosh çështjet, prandaj kemi ekspertë, prokurorë e gjyqtarë. Duhet t’ua lëmë atyre të bëjnë punën. SPAK nuk mjafton, çështjet duhet të shkojnë në gjykatë. Por ajo që duhet të shohim është që puna e SPAK ka një impakt, efekte për këdo tjetër se është e qartë se kushdo mund të procedohet, nuk ka rëndësi nëse je politikan, biznesmen, qeveritar, opozitar, ish qeveritar apo jo”, tha eurodeputeti.
Kritika pati edhe për qasjen e ndjekur ndaj raportit të OSBE/ ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Sipas tij, ka një tendecë dramatizimi dhe “shoe politik”, duke iu referuar këtu opozitës, teksa tha se në vend që të bëhen ankesa, palët duhet të ulen dhe të plotësojnë rekomandimet e dhëna. Kujtoi se këto rekomandime nuk janë të reja por të bëra ndër vite, të cilat palët politike s’i kanë adresuar.
“Apeli im është të mos bëjmë show të madh, por të ulemi, ta marrim atë raport dhe të punojmë për zbatimin e asa cfarë thotë raporti. Se shumë prej tyre kanë qenë edhe në raportin e parafundit.”, tha ai.
Raporti i OSBE/ODIHR për 11 majin, Schieder: S’duhet show politik, palët të ulen dhe të adresojnë rekomandimet
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Andreas Schieder komentoi edhe raportin e OSBE/ ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 majit dhe akuzat e bëra nga opozita. Ai tha se ka një tendencë për ta dramatizuar më shumë seç duhet, duke nënkuptuar akuzat e opozitarëve, por shtoi se palët duhet të ulen dhe të trajtojnë këto rekomandime të bëra. Ai thotë se në vend që të bëhet “show politik”, duhet që të ulen të adresojnë këto rekomandime, të bëra prej kohësh nga ODIHR.
“Sinqerisht kur shoh zgjedhjet e fundit në Shqipëri, nëse janë lokale apo parlamentare, janë të njëjtët njerëz që thonë të njëjtat gjëra për çfarëdo lloj zgjedhjesh. Ka një lloj tendence në politikën shqiptare që t’i bëjnë gjërat më dramatike seç duhet. Disa përdorin fjalë për zgjedhjet që nuk i shikon fare në raport, kam parasysh ata që i bëjnë më dramatike seç duhet. Dhe iu them shikoni dhe lexoni raportin me kujdes. Flitet për shumë reforma aty. Thjesht duhet parë çfarë thotë raporti, është punuar me muaj të tërë nga OSBE/ODIHR. Raporti thotë se teknikisht ishin zgjedhje shumë të mira, moderne, por mbetet një listë reformash që duhet të ndërmerren që të balancohet dhe të ketë një fushë loje më të barabartë që dmth se janë disa çështje që duhen zgjidhur, financimi në zgjedhje, aksesi në media etj. Apeli im është të mos bëjmë show të madh, por të ulemi, ta marrim atë raport dhe të punojmë për zbatimin e asa cfarë thotë raporti. Se shumë prej tyre kanë qenë edhe në raportin e parafundit. Pra të zbatohet sa më mirë të jetë e mundur. Nuk është çështja është qeveria të zbatojë gjërat kundër opozitës, por e mira e zgjedhjeve është se përzihen ato kartat dhe nis loja nga fillimi. Nuk e di nëse do jesh në qeveri ose jo. Rregullat e mira çojnë në zgjedhje të mira.”, tha ai.
Schieder: Shqipëria zgjodhi mënyrën më radikale për reformimin e drejtësisë! SPAK, institucioni më i pavarur! Kritikat e sulmet ndaj tij? Duhet t’ua lëmë prokurorëve punën
Eurodeputeti Andreas Schieder, Raportues i Parlamentit Evropian për Shqipërinë komentoi edhe reformën në drejtësi. Ai tha se Shqipëria ka ndjekur mënyrën më radikale për të modernizuar sistemin e drejtësisë, ndërsa shtoi se SPAK është institucioni më i pavarur krahasuar me të ngjashmet edhe në vendet e tjera në Evropë.
“Shqipëria ka zgjedhur mënyrën më radikale për modernizimin e sistemit gjyqësor përmes vettingut. Vettingut i është dashur të punojë shumë. Deri më tani me 800 raste. Ka qenë process shumë i madh, dhe radikal që edhe ka kushtuar sepse u rrit rradha e çështjeve që duheshin trajtuar. Por besoj se Shqipëria tani është në momentin kur ka të rinj që hyjnë në sistem, tani duket rezultati. Plus pastaj që edhe të rinjtë që hyjnë në sistem u duhen treguar se cilët janë standartet e reja. SPAK është komplet i pavarur. Më i pavarur se institucionet e tjera të ngjashme në vendet e BE. Ka një nivel të lartë pavarësie, kjo shkakton shumë diskutime. Madje mësova se disa nga çështjet me të cilat merret SPAK varet edhe nga kushn preket nga këto çështje. Kam dëgjuar kritika nga disa nën hetim nga SPAK që e kritikojnë, që thonë se duhet të hetojë më shumë nga palët e tjera, partitë e tjera. Ne si politikanë nuk është puna të gjykosh çështjet, prandaj kemi ekspertë, prokurorë e gjyqtarë. Duhet t’ua lëmë atyre të bëjnë punën. SPAK nuk mjafton, çështjet duhet të shkojnë në gjykatë. Por ajo që duhet të shohim është që puna e SPAK ka një impakt, efekte për këdo tjetër se është e qartë se kushdo mund të procedohet, nuk ka rëndësi nëse je politikan, biznesmen, qeveritar, opozitar, ish qeveritar apo jo. SPAK mund të të procedojë dhe e mira është që të mos procedohesh. Por nuk duhet të kryesh asnjë lloj akti kriminal apo penal.”, tha ai.
Procesi i integrimit në BE, raportuesi i PE për Shqipërinë: Askush nuk të jep drekë falas
Eurodeputeti Andreas Schieder, Raportues i Parlamentit Evropian për Shqipërinë iu përgjigj pyetjes nëse BE po bën mjaftueshëm me seriozitet për procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ai përmendi një shprehje në anglisht, teksa tha se “askush nuk të jep një drekë falas”.
“Doja t’ju jepja një shpjegim të gjatë fillimisht për kapitujt për të treguar sesa seriozisht po merret. Po merret seriozisht, por është një shprehje se askush nuk të jep një drekë falas. Por mundësitë janë dhe nëse bëhen gjërat siç duhen bërë, jam i bindur se edhe opinion i qytetarëve do të rritet pro zgjerimit. Shqipëria ka qenë gjithë kohës pjesë e Evropës, turizmi tregon se shumë qytetarë të BE vijnë se si është jeta këtu, sa moderne dhe sa mirë është në Shqipëri. Prandaj them se ka mundësi.”, u shpreh ai.