12
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com
Në stadiumin “Niko Dovana”, Kategoria e Dytë uli siparin me një finale që kurorëzoi sezonin dhe skuadrën e Besëlidhjes së Lezhës si kampionen e këtij edicioni.
Pasi dominuan grupet respektive A dhe B dhe siguruan ngjitjen në Kategorinë e Parë, Besëlidhja dhe Oriku u përballën në aktin e fundit për të përcaktuar fituesin e trofeut.
Në një sfidë të luftuar, ishte Besëlidhja që arriti të bëjë diferencën, duke triumfuar 2-0 falë golave të Gurbanov dhe Raboshtës, duke ‘vulosur’ një sezon të suksesshëm me trofe.
Në përfundim të takimit, atmosfera festive kulmoi me ceremoninë e dorëzimit të kupës, ku presidenti i FSHF-së Armand Duka, i dorëzoi trofeun skuadrës së Besëlidhjes.
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazeta17shkurti.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com