Kryesia e Kuvendit ka caktuar më 27 prill seancë të re plenare.
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka thënë se në seancën e 27 prillit do të adresohen çështje me rëndësi, përfshirë këtu edhe shqyrtimin e Projektligjit nr.10/L-007 për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Bordin e Paqes.
“Më 27 prill në orën 10:00 të mbajë një seancë të re, për t’i adresuar disa çështje shumë të rëndësishme, dhe në këtë drejtim është anëtarësimi i Kosovës në Bordin e Paqes”, u shpreh Haxhiu ndër të tjera.
Lexo edhe:
Kapet kokainë në vlerë rreth 30 mijë euro në Prizren
“E turpshme dhe përçarëse”, Haxhiu e dënon gjuhën e përdorur nga deputeti Geci për ish-Presidentin Thaçi dhe Çitakun
Tiranë, Prishtinë e Zvicër – ja si funksionoi shpëlarja e parave të kokainës
Haxhiu, njëherësh edhe ushtruese e detyrës së presidentit të Kosovës, foli edhe për çështjen e zgjedhjes së Presidentes së vendit.
“Ende jemi në pritje të një konsensusi sa i përket çështjes së zgjedhjes së presidentit të ardhshëm. Mendoj që është gabim që një javë para përmbylljes së afatit për president të dilet me përfundimin se kjo çështje është e mbyllur, për faktin se është dashur që gjithë kjo javë që kemi pasur të shfrytëzohet në drejtim të arritjes së konsensusit për zgjedhjen e presidenti
Vendit nuk i duhen zgjedhjet e jashtëzakonshme. Situata aktuale po ngjason me atë të vitit të kaluar, ku edhe përkundur faktit që kishte takime nuk kishte vullnet për të dalë nga ngërçi. Është e rëndësishme që palët të reflektojnë dhe të kihet parasysh mesazhi që qytetarët kanë dhënë në zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe kushdo që mendon që nëse shkohet në zgjedhje mund të ndryshojë diçka, nga ky rezultat e ka gabim…”, ka thënë Haxhiu, ndër të tjera.